Ministria e Shëndetësisë rihap konkursin për infermierë

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rihapur konkursin “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë infermierët e licensuar mund të aplikojnë online për t’u punësuar në insitucionet shëndetësore shtetërore.

Të gjithë infermierët e interesuar kanë mundësi të aplikojnë deri në 15 gusht në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, duke klikuar këtu. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Lexoni: Presidenti Trump: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në nëntor

Për shkak të rasteve me Covid-19 dhe shtimit të pacientëve në spitale, nevoja për infermierë është rritur si në spitalet rajonale, ashtu dhe në ato ku trajtohen pacientët e infektuar.  Ministria po bën gati të hapë një spital të tretë në godinën e ish-Kirurgjisë së vjetër në QSUT, pas dy spitaleve COVID.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale