Mikrofinanca në realitetin e ri: Përballimi i stuhisë - Business Magazine Albania

Mikrofinanca në realitetin e ri: Përballimi i stuhisë

Mikrofinanca

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi eventin online në formën e videoconferencës me temë: “Mikrofinanca Shqiptare në Normalitetin e Ri: Përballimi i Stuhisë”. Kjo konferencë organizohet me rastin e Ditës Europiane të Mikrofinancës dhe aktiviteteve në mbarë kontinentin që organizohen për promovimin e mikrofinancës dhe rolit të saj si mbështetëse kryesore e shtresave në nevojë dhe mundësuese e përfshirjes sociale dhe financiare.

Në event u diskutua rreth aktualitetit të sektorit, sfidave që ai ka hasur apo është duke hasur në ofrimin e qëndrueshëm të shërbimeve tek klientët, si edhe mundësitë dhe zgjidhjet që shfaqen në horizont për kapërcimin me sukses të këtyre sfidave. Mikrofinanca qëndron në shtyllën kurrizore të shërbimeve financiare të ofruara për shtresat e shoqërisë në nevojë, prandaj duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që këtyre segmenteve t’u sigurohet qasje e qëndrueshme në financa.

Në këtë event ishin të ftuar si folës përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Banka Botërore, Shoqata Shqiptare e Bankave, Bursa Shqiptare (ALSE), si edhe rrjetet ndërkombëtare të promovimit të financave sociale, si Qendra për Mikrofinancën (MFC).

Fjalën e mirëseardhjes e kishte Presidentja e radhës së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare dhe Drejtore Ekzekutive e Kredo Finance, znj. Arlinda Muja. Ajo solli një pasqyrë të zhvillimeve në sektorin e mikrofinancës gjatë kohëve të fundit, si edhe theksoi rolin e mikrofinancës si një promotore e ekonomisë vendase duke ofruar akses në financime për ato shtresa të shoqërisë që nuk trajtohen nga sistemi bankar apo financa tradicionale.

Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Besart Kadia, në fjalën e tij u ndal në rolin e rëndësishëm që mikrofinanca luan në mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe shtresave të marxhinalizuara, dhe që Qeveria e ka mbajtur këtë segment në vëmendje me masat e marra gjatë pandemisë, por edhe në vijim për të ofruar lehtësim dhe mbështetje në përballimin e krizës. Qeveria mbetet optimiste që shumë shpejt ekonomia shqiptare gjatë vitit të ardhshëm do t’i rikthehet trendit rritës për t’u stabilizuar në vijim dhe vlerëson rolin e të gjithë aktorëve financiarë në arritjen e këtij objektivi.

Mikrofinanca

Më tej e mori fjalën z. Deniz Dëralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, i cili dha vlerësimet e tij për institucionet financiare jo-banka, ofruese të produkteve të mikrofinancës, duke njohur rolin dhe rëndësinë e tyre në tërësinë e sistemit financiar, falë përfshirjes financiare dhe rritjes të nivelit të edukimit financiar të popullates që ato shërbejne. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe të vështirë ka ofruar mbështetje dhe fleksibilitet për institucionet e mikrofinancës, duke aplikuar një sërë masash të cilat u konsideruan të nevojshme nga ana e rregullatorit për të ruajtur parametrat makroprudencialë të sistemit, por edhe shëndetin dhe vijimësine e aktivitetit të institucioneve financiare

Znj. Mimoza Kaci, Nën-Drejtore Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pasi vlerësoi rolin e mikrofinancës si ofruese e qasjes parësore në financa për shtresat në nevojë, u shpreh se institucionet e mikrofinancës konsiderohen gjithashtu katalizatore të tregjeve të kapitaleve, pasi ato mund të përmbushin nevojat e tyre për financime duke ofruar instrumenta financiare sic janë obligacionet tregëtare. Tregjet e kapitalit në Shqipëri po zhvillohen me hapa të shpejta, zhvillim ky i mundësuar edhe nga ndryshimet legjislative dhe rregullatore të kohëve të fundit, të ndërmarra nga Autoriteti.

Fjalët përshëndetëse u mbyllen nga z. Gzegorz Galusek, Drejtor Ekzekutiv i Qëndrës për Mikrofinancën (MFC), një rrjet organizatash të mikrofinancës që promovon financat sociale, barazinë gjinore në sipërmarrje dhe financimin e përgjegjshëm, me qendër në Varshavë, Poloni, i cili theksoi rolin e mikrofinancës në mbarë kontinentin në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve pararojë, sic janë ato të financimit të gjelbër dhe mbrojtjen klimatike, pjesë e financimit të përgjegjshëm, apo mbështetjen me produkte financimi hibride, të reja për sektorin e mikrofinancës.

Lexo: Rritet pёrdorimi i shёrbimit online nё mikrofinancё

Më tej vijuan punimet e konferencës në tre sesione, ku në të parin u prezantuan disa nga sfidat e mikrofinancës gjatë vitit 2020 dhe indikatorët financiarë ilustrues. Më pas, në dy sesionet në vijim, pjësemarrësit diskutuan në lidhje me gjetjen e burimeve të qëndrueshme të financimit për sektorin e mikrofinancës, dhe mundësinë e menaxhimit të një krize të mundshme, në kushtet e një pandemie të zgjatur që mund të shkaktojë probleme me portofolet e kredive.

Në përfundim të Konferencës, e cila u konsiderua një event mjaft konstruktiv, u nxorën përfundimet e mëposhtme:

1-Sektori i mikrofinancës duket që tashmë e zotëron situatën, njeh pasojat dhe ka një plan të qartë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Sektori ka synim kryesor të vijojë me mbeshtetjen dhe aksesin në financime të biznesit dhe familjeve, duke kontribuar më tej në përfshirjen financiare dhe ringritjen ekonomike të vendit;

2-Roli i mikrofinancës në ekonominë e cdo vendi mbetet i qartë, sektori synon të arrije në shkallë sa më të ndjeshme financimin e shtresave pa qasje të kollajtë për financim nga sistemi bankar, dhe është e rëndësishme të mbahet kjo ndarje e tregut, për të mundësuar tranzicionin e segmenteve të tregut me qasje të vështirë në segmente të trajtueshëm nga sektori bankar;

3-Ekzistojnë disa alternativa për financimin e këtij sektori, të cilat ende nuk janë eksploruar dhe që do të shtonin vlerë nëse mundësohen si nga ana e instrumentave të qeverisë, ashtu dhe nga oferta publike, dhe pse jo të realizohet një bashkëpunim me sistemin bankar, për të qënë katalizatori për tregun që mikrofinanca shërben sot.

4-Konfirmohet mbështetja nga Banka e Shqiperisë dhe Banka Botërore, që kanë qënë gjithmonë të hapur ndaj propozimeve të sektorit për kapërcimin e kësaj krize.

5-Ka një interes të shtuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për tavolina bashkëpunimi me sektorin e Mikrofinacës në drejtime të ndryshme, të cilat do të shtojnë vlerë në shërbimet që kjo industri ofron, por dhe në nivelet e qasjes në financime, dhe në këtë kuadër do të vijojnë komunikimet konstruktive më tej.

Konferenca u ndoq me interes nga një masë e gjerë shikuesish, një pjesë e të cilëve morën gjallërisht pjesë në diskutime. Sesionet u transmetuan gjithashtu drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0