Michelle Obama, shembulli perfekt i tri fazave të jetës, ku kalojnë gratë e suksesshme - Business Magazine Albania

Michelle Obama, shembulli perfekt i tri fazave të jetës, ku kalojnë gratë e suksesshme


Me 10 milionë kopje tashmë të shitura, libri i ri i Michelle Obamës, Becoming pritet të jetë një nga librat më të shitur në histori. E me shumë gjasa askush nuk po e blen atë se Michelle ka bërë një jetë të zakonshme.

Ish zonja e parë ishte e plotësuar edhe para se të martohej me presidentin e ardhshëm amerikan dhe krijoi një shembull hijeshie dhe dinjiteti për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë. Por, sipas psikologes Ruthellen Josselson, që studion gjurmët e jetës së grave, fazat e Obamës pasqyrojnë në një nivel të fortë shtigjet e jetës së grave të zakonshme.

“Kam kaluar 45 vjet duke studiuar jetët e grave”, tha ajo në një bisedë. Obama, “pavarësisht zhvillimit të një jete të jashtëzakonshme, ajo ilustron rrugën optimale të zhvillimit që kam gjetur mes grave të zakonshme. Michelle i quajti kapitujt e jetës së saj “Becoming Me”, “Becoming Us” dhe “Becoming More” çka përkon saktësisht me fazat psikologjike të identitetit, intimitetit dhe kujdesit- periudha që identifikova në jetët e grave”. Michelle Obama përfaqëson çdo grua, sipas saj.

1.      Identiteti

Obama shkëlqyeshëm shkoi nga një edukim i zakonshëm i klasës së mesme në arritje të mëdha. Kjo rrugë mund të jetë e rrallë, por procesi i zbulimit se kush doni të bëheni është faza e parë pothuajse tek të gjitha gratë. Dhe ashtu si për shumë prej nesh, edhe për Obamën ishte një rrugë e gjatë dhe e fortë.

Pasi punoi për t’u bërë një avokate e zonja, Obama u befasua kur zbuloi se nuk e pëlqente shumë karrierën që kishte zgjedhur. “Ajo u ndie bosh në ushtrimin në fushën ligjore”, shkruan Josselson. Kështu, ajo u kthye në punën më kuptimplotë për të, në organizatat jofitimprurëse.

Kjo lloj goditje është çuditërisht e zakonshme. “Ashtu si Michelle Obama, gratë në studimin tim shpesh kuptuan, në të tridhjetat e tyre, se zgjedhjet fillestare nuk ishin ato që u përshtateshin atyre”, thotë Josselson. “Ato mund të bëheshin gjyqtarë ose të merrnin role në drejtim. Mund të largoheshin nga puna sociale dhe të bëheshin mësues për orë më të përshtatshme për familjen”. Ata mundej, po ashtu si Michelle, të mendonin seriozisht për atë që u përshtatej, për të ndryshuar kursin”.

2.      Familjariteti

Çfarë ndodh pasi të zbuloni identitetin tuaj. Dashuria në të gjitha format e saj vjen së bashku dhe ju ngatërron edhe njëherë. Marrëdhëniet e ngushta familjare që kemi krijuar shpesh na detyrojnë të lëmë mënjanë identitetin tonë, të cilin kemi punuar kaq shumë për ta zhvilluar. Në kujtesën e saj, për shembull, Obama shpjegon se si vizioni i saj për një familje të “mbledhur” duhej të zhvendosej për t’u dhënë hapësirë ambicieve politike të bashkëshortit të saj.

Familjariteti po e çonte në një rrugë që ajo kurrë nuk do të kishte zgjedhur”, shpjegon Josselson. “Shumë nga gratë në studimin tim ndoqën trajektore të ngjashme, edhe pse, natyrisht, në një shkallë më të vogël”.

3.      Përkujdesja

Faza e fundit për gratë është përkujdesja. Dhe kjo nuk do të thotë patjetër që çdo grua duhet të bëhet nënë. Josselson thotë se gratë përgjithësisht evoluojnë dhe e shohin si rol përfundimtar në jetë ta bëjnë botën një vend më të mirë.

Me t’u vendosur në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e konsideronte pjesërisht si burg, Michelle përpiqej të fokusonte energjitë e saj dhe të përdorte influencën e saj për një të mirë më të madhe”, duke punuar në iniciativat që lidhen me shëndetin e fëmijës dhe duke shërbyer si një model për vajzat, shkruan Josselson. Përsëri, kjo është një kthesë e zakonshme në jetën e grave, sipas hulumtimit të saj.

Gjetja e një mënyre për t’u kujdesur për të tjerët, ka rezultuar themelore në jetët e grave më të përmbushura që kam studiuar. Kur këto gra reflektojnë për kuptimin e jetës së tyre në moshën 58 vjeçare, theksohen falenderimet për gjërat që ata thanë se ndryshuan jetën e tyre.

“Ju e gjeni veten tuaj duke e dhënë atë”

A është ky zhvillim i tre fazave nga vajza të paformuara në një identitet të testuar pas betejash me një fokus në kujdesin universal? Natyrisht jo. Disa gra mbërrijnë në fazën e parë dhe “përpihen” nga rrjedha e jetës. Por, shumica e grave që arrijnë të përmbushen, ndjekin këtë proces, sipas Josselson.

Michelle Obama, në këtë aspekt, është tejet e zakonshme. Biografia e saj e bën të qartë se ka marrë një mësim të thjeshtë gjatë jetës së saj. “Ju e gjeni veten duke e dhënë atë”.

Kjo duket të jetë e vërtetë për të gjithë ne.

INC

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0