MF: Nuk realizohen të ardhurat sipas planit, shkak investimet dhe tregjet e huaja

MF: Nuk realizohen të ardhurat sipas planit, shkak investimet dhe tregjet e huaja


Ministria e Financave publikoi të dhënat financiare të qeverisë për muajin nëntor, ku vihet re thellimi i mëtejshëm në mosrealizimin e të ardhurave.

Sipas të dhënave të bëra publike në faqen zyrtare të financave rezulton se vetëm për muajin nëntor, buxheti arkëtoi 32 milionë dollarë më pak se sa plani i parashikuar për këtë muaj.

Mbledhja e të ardhurave sipas planit është shndërruar në një nga sfidat më të mëdha të qeverisë. Në shtator, ajo nisi një aksion mbarëkombëtar kundër informalitetit në ekonomi. Por në tre muajt pasardhës, të ardhurat jo vetëm që nuk janë realizuar por kanë rezultuar 12.1 miliardë lekë ose 120 më të ulëta se plani në vetëm 3 muaj. Nëse këtyre mosrealizimeve do i shtohej edhe shkurtimet e buxhetit në fund të korrikut, atëherë krahasuar me planin fillestar buxhetiti i mungojnë 31 miliardë leke.

Sipas Ministrisë së Financave mosrealizimet më të mëdha vijnë nga administrata doganore, ndërsa tatimet kanë patur një ecuri më të mirë duke realizuar 99.91 për qind të planit. Ministria thotë se mosrealizimet nuk janë si pasojë e përkeqësimit të administrimit fiskal, por lidhen me faktorë të jashtëm si rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, normat e ulëta të interesit dhe një listë tjetër e gjatë faktorësh.

Deri tani qeveria e ka kompensuar rënien e të ardhurave ndaj planit përmes kursimeve apo uljes së shpenzimeve, të cilat për 11 mujorin ishin 31 miliardë lekë më pak se plani. Ministria e Financave thotë se arsyeja kryesore e mosrealizimit janë investimet publike të cilat kanë rezultuar 18 për qind më të ulëta se plani, ndërsa për shpenzimet korrente ku hyjnë pagat, interesat e borxhit, dhe transferatet e tjera të buxhetit, ministria shprehet se janë realizuar në nivele shumë të kënaqshme rreth 94 për qind.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0