Metropolet me balancën më të mirë midis punës dhe jetës personale - Business Magazine Albania

Metropolet me balancën më të mirë midis punës dhe jetës personale


Çfarë bëjnë më mirë njerëzit në Nju Jork se sa bashkëqytetarët e tyre në Los Angeles, Miami dhe Çikago? Tepër surprizuese: ata po punojnë më pak dhe bëjnë pushime më shumë.

Pavarësisht se jemi të familjarizuar me një imazh të njujorkezëve si shumë të varur ndaj punës, zakonisht për shkak të stereotipeve që shfaqen në media, duket se perceptimi ynë mund të ketë qënë i gabuar gjatë të gjithë kohës. Studime të reja nga ‘Expert Market‘ kanë treguar se, ndryshe nga besimi i përgjithshëm, njujorkezët në fakt punojnë më pak orë të zellshme se sa kolegët e tyre në Los Angeles dhe nga shumë qytete të tjera të mëdha kozmopolitane.

Mesatarisht, qytetarët e Los Anxhelesit punojnë 81 orë në vit më shumë se ata në Nju Jork, baraz me 2 orë punë ekstra çdo javë! Përveç numrit më të madh të orëve të punuara, qyteatarët e Los Anxhelesit, marrin gjithashtu mesatarisht 89 % më pak pushime të paguara, duke marrë mesatarisht 13.6 ditë më pak pushim në vit se sa njujorkezët, të cilët mesatarisht marrin 26.7 ditë pushim.

Ose konsideroni Çikagon, ku punonjësit punojnë 183 orë më shumë (një tmerr!) se njujorkezët çdo vit, me një mesatare pushimesh prej 14 ditësh pushim çdo vit. Në përgjithësi, gjithsesi, punonjësit e SHBA-ve kanë vështirësi që të ndjekin tendencat e kolegëve të tyre në botë për shkak të një kulture më të madhe të punës së tejzgjatur që promovon sensin e të qënit të zënë, e djegies së kalorive dhe një presioni konstant për të luftuar për aktivitetin ekonomik.

Ajo që Amerikanët duhet të kenë në mendje është se një rritje ekonomike pozitive mund të arrihet, edhe me një balancë të mirë midis punës dhe jetës personale.

Mbajtja e një balance të mirë punë-jetë personale ka provuar që redukton nivelin e stresit, të përmirësojë shëndetin dhe të rrisë në përgjithësi stabilitetin emocional. Merrni si shembull Parisin, një qytet i njohur për ndjenjën e kënaqësisë. Parizienët, në krahasim më mesataren globale, punojnë mesatarisht 20 për qind më pak, duke marrë 29 ditë pushime çdo vit.

Së fundmi, punonjësit në metropolet e mëdha duhet të marrin seriozisht në konsideratë balancën e preferuar midis punës dhe jetës personale që kanë zgjedhur parizienët dhe njujorkezët. Të rropatemi duke punuar nuk është gjithmonë zgjidhja. Në vend të kësaj, duhet të kemi gjithmonë qëllim një balancë më të mirë midis punës dhe jetës personale, dhe të kuptojmë se as prosperiteti ynë financiar, as lumturia e menjëhershme është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me sa orë punojmë në ditë.

 

/Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0