Meta tejkalon pritshmëritë me raportimet e fitimeve në tremujorin e parë - Business Magazine Albania

Meta tejkalon pritshmëritë me raportimet e fitimeve në tremujorin e parë

Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë.  

Raporti thotë se inteligjenca artificiale (AI) ishte “duke sjellë rezultate të mira” në të gjithë biznesin e saj.

Të ardhurat totale ishin 28.6 miliardë dollarë, ndërsa numri i përdoruesve në Facebook çdo muaj u rrit në pak më pak se tre miliardë.

“Komuniteti ynë vazhdon të rritet,” tha shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg.

“Ne po bëhemi gjithashtu më efikas në mënyrë që të mund të ndërtojmë produkte më të mira më shpejt dhe ta vendosim veten në një pozicion më të fortë për të ofruar vizionin tonë afatgjatë”, tha ai.

“Kompania po përparon me ndërtimin e AI”

Meta sheh “një mundësi për të prezantuar agjentët e AI me miliarda njerëz në mënyra që do të jenë të dobishme dhe kuptimplote”, u tha Zuckerberg investitorëve.

Ndërsa ofroi pak detaje, ai tha se Meta po “eksploronte përvojat e bisedave në ËhatsApp dhe Messenger, mjetet e krijimit vizual për postimet në Facebook dhe Instagram dhe reklamat, si dhe me kalimin e kohës edhe përvoja video dhe multimodale”.

Lexo edhe: Kompanitë e teknologjisë pritet të raportojnë të ardhurat nga Inteligjenca Artificiale. Investitorët fokusohen tek fitimet

Kompania synon të komercializojë inteligjencën artificiale gjeneruese të saj private, duke iu bashkuar Google në gjetjen e aplikacioneve praktike për teknologjinë – sepse industria është e mbushur me zhurmë rreth aftësive të saj.

Meta themeloi laboratorin e kërkimit të AI të Facebook në 2013, por nuk ka bërë ende përparime të mëdha në këtë fushë, siç kanë bërë disa firma të tjera të mëdha të teknologjisë – si Microsoft-i.

Por Zuckerberg këmbënguli se Meta “nuk ishte më prapa në ndërtimin e infrastrukturës sonë të AI” dhe tha se produktet gjeneruese të AI Meta, të cilat mund të krijojnë menjëherë fjali dhe grafika, do të publikohen në muajt e ardhshëm. / BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0