Mësuesit në Shqipëri me rrogat më të ulëta në Europë - Business Magazine Albania

Mësuesit në Shqipëri me rrogat më të ulëta në Europë

Sot është Dita Botërore e Mësuesve, por në shumë vende, ka pak arsye për të festuar pasi mësuesit janë të pakënaqur me pagat dhe kushtet e tyre të punës.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Komisioni Europian, Shqipëria renditet e fundit sa u përket pagave vjetore bruto në shkollat publike në arsimin e mesëm dhe të ulët. Një mësues në Shqipëri me pagë fillestare merr rreth 4233 euro në vit, ndërsa mesatarja e BE-së është 25,055 euro. Ndërkohë paga më e lartë ne vendet e unionit llogaritet 69 076 euro në Luksemburg.

Komisioni gjithashtu ka krahasuar pagat e mësuesve me fuqinë blerëse. Kështu, kostot e jetesës në Shqipëri në krahasim me pagat që marrin mësuesit kanë një raport shumë të ulët, duke bërë që Shqipëria të jetë e fundit në renditje.

Lexo edhe: Qeveria rrit 15% pagat e pedagogëve

E para për raportin kosto jetese/pagë qëndron Gjermania. Ndërkohë edhe vendet ballkanike si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat janë jashtë BE-së, kanë paga më të larta të mësuesve në standardin e fuqisë blerëse sesa disa vende të BE-së.

Një tjetër indikator që KE merr në konsideratë është edhe raporti i pagës fillestare të një mësuesi me pagën minimale. Në Shqiëpri paga fillestare e mësuesve është vetëm 0.8% më e lartë se paga minimale.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, raporti thekson se ka një mungesë shqetësuese të mësuesve në vendet evuropiane. Më shumë se 30,000 vende  mbetën të paplotësuara në Gjermani në fillim të këtij viti akademik.

Euronews 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0