Merr pjesë në Debatin Kombëtar “Shqipëria, të rinjtë & Europa” nga EDYN - Business Magazine Albania

Merr pjesë në Debatin Kombëtar “Shqipëria, të rinjtë & Europa” nga EDYN

A ke dëshirë të debatosh për tema të ndryshme aktuale? Do të sfidosh veten në debat? Mendon se je i gatshëm të realizosh një debat konstruktiv dhe do të fitosh më shumë eksperiencë?

Atëherë kjo është për ty, formo skuadrën tënde prej tre personash dhe fito konkursin e parë të debateve në Shqipëri.

Me anë të këtij konkursi, European Democracy Youth Network-Albania synon që tu ofrojë të rinjve një mundësi për të shfaqur aftësitë e tyre dhe bashkë të krijojmë një kulturë debati tek të rinjtë, t’i promovojmë ata dhe të nxisim aktivizimin e tyre në politikë, shoqëri civile dhe në proceset demokratike në Shqipëri.

Apliko këtu

Debati kombëtar do të fokusohet te demokracia, transparenca, angazhimi i të rinjve në politike dhe shoqëri civile dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pas përfundimit të aplikimeve do të përzgjidhen tetë skuadrat më të mira. Skuadra fituese do të shpërblehet me tre laptopë dhe mundësinë për t’íu bashkuar rrjetit EDYN.

EDYN është një rrjet rinor me 230 anëtarë i themeluar nga të rinj që vijnë nga 23 shtete të Europës, të cilët pavarësisht dallimeve ideologjike apo politike, bashkëpunojnë me njëri tjetrin për avancimin e demokracisë në vendet e tyre, promovimin dhe krijimin e një të ardhmje më të mirë për të rinjtë dhe brezat e ardhshëm.
EDYN mbështetet nga USAID, International Republican Insitute dhe National Democratic Institute.

Bëhu pjesë e një iniciative të tillë për të përmirësuar kulturën tënde të të debatuarit. Mënyra se si të rinjtë i zgjidhin problemet ka shumë rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë. Një nga mënyrat më të mira për të zgjidhur problemet dhe çështjet e ndryshme është edhe debati konstruktiv. Duke rrahur mendimet dhe duke u bazuar në logjikë dhe në fakte mund të arrihet në përfundime efektive.

Të rinj nga e gjithë Shqipëria, të cilët mendojnë se kanë aftësi të mira debatuese, informacion dhe dëshirë për tu bërë pjesë e një aktiviteti ndryshe, janë të ftuar të aplikojnë këtu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0