Mendësia

Mendësia e re, si mund të zhvillohet


Nga Anila Bashllari, Trajnere

Shpeshherë, mikeshat e mia më quajnë “të fortë”, pasi në situata të caktuara reagoj ndryshe nga të tjerët. Herë pas here, më quajnë me kurajo, këmbëngulëse apo dhe shprehjen “ti gjithmonë kështu ke qenë”. Shpeshherë habitesha dhe ndihesha e konfuzuar, pasi nuk e mbaj veten për person “të fortë”.

Më pas kuptova, gjatë viteve kur fillova të merrem me zhvillimin tim personal, se çfarëdo emër të përdorej, kjo lidhej me disa zakone, që dikush krijon në jetën e tij dhe këto zakone janë këmbëngulja, vazhdimi edhe nëse ndihesh e raskapitur, mos-heqja dorë nga diçka edhe kur nuk po ia del, dëshira drejt suksesit dhe për të sfiduar veten mjaftueshëm, të lexuarit dhe të mësuarit edhe kur të tjerët e konsiderojnë si të përfunduar, qartësia se çfarë do të arrish dhe përpjekjet për të shkuar atje. Dhe vetëm vitet e fundit e kam kuptuar, që e gjitha kjo lidhet me një mendësi tjetër, me atë të rritjes.

Lexo: Optimizmi shëron ndërsa paniku dhe pesimizmi vret

Kam studiuar dhe ndjekur mentorët e mi, dhe ajo çfarë vëreja ishte një aftësi e lartë e perceptimit, kuptimit dhe zhvillimit të mendjes si premisë thelbësore drejt suksesit, pavarësisht nëse ishin sipërmarrës, udhëheqës, arkitektë, realtor, akademikë apo sportistë (një nga coach të mi personal në Zelandën e Re ka qënë sportiste shumë e talentuar).

Personalisht mendoj se një mendje e fuqishme, e shëndetshme dhe “e bukur” është diçka bipolare. Pra, në kuptimin fillestar është diçka e lindur, por gjithashtu dhe ajo më e rëndësishmja është një aftësi, që mund të mësohet dhe zhvillohet me rrjedhën e jetës ndër vite. E vërteta e padiskutuar është fakti që pasurimi i mendjes tonë kërkon shumë “investim” në pasuri të dijeve, emocioneve, eksperiencave dhe botës së jashtme, për t’u kompletuar gjithmonë. Pasi, mendja njerëzore është i vetmi puzzle, që gjithmonë ka vend për plotësim, deri në fundin e jetës.

Megjithatë, një mendje e fuqishme është më shumë sesa thjesht kurajo, për të mbetur gjithmonë i gjallëruar. Fuqia e vërtetë e mendjes vjen nga një kombinim i vetëdijes, përqëndrimit, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë. Një mendje e fortë është ajo, që ju lejon të qëndroni të përqëndruar në qëllimet tuaja, në vend të mendimeve negative dhe shpërqëndrimit të pakuptimtë. Fuqia e mendjes është ajo, që ju ndihmon të kuptoni se lufta për zhvillimin e saj është e qëndrueshme dhe nuk do të dëmtojë aspak suksesin tuaj, por përkundrazi, do t’ju dhurojë një jetë plot me të mira. Kjo ju mban larg nga marrja e vendimeve, jo të duhura.

Pra, a mund ta quajmë fuqinë e mendjes tashmë një lloj mendësie? Sigurisht që po! Por, si e kultivoni një mendësi, që rivalizon individët më të suksesshëm të kohës? Thjesht duke mësuar dhe adoptuar të njëjtat zakone, që ato përdorin çdo ditë. Këtu janë dhjetë gjëra, që njerëzit dukshëm të suksesshëm bëjnë, për të zhvilluar një mendësi të fuqishme suksesi.

  1. Ata përdorin fuqinë e qëllimit:

Zotërimi i një mentaliteti, që prodhon një besim të “pangopshëm”, për sukses. Ata veprojnë sikur, suksesi dhe fama e tyre të jenë po aq të vërteta, sa edhe graviteti, pavarësisht nëse është vetëm në mendjen e tyre në fillim. Ato krijojnë vibrime në rezonancë me atë çfarë duan të arrijnë. Dhe kjo nuk realizohet me intelekt, por nëpërmjet fuqisë së qëllimit për të ndërtuar sisteme besimi rreth gjërave, që ata duan të krijojnë ose përjetojnë. Duke i bërë ato të vërteta. Gjithçka është krijuar dy herë: njëherë në mendjen e dikujt dhe më pas në realitet. Ju mund të mësoni të futeni në këtë fuqi duke përdorur këtë listë të mendjes së fuqishme, që ndihmon në krijimin e një mentaliteti të suksesit.

  1. Ata gjejnë kohë për të menduar:

Natyrisht ata janë shumë të zënë me punë, por kjo nuk do të thotë se janë “skllevër” të rutinës dhe të vepruarit auto-pilot. Ata kuptojnë rëndësinë e të menduarit kritik dhe reflektimit si dhe kohës që u duhet, për këtë. Ata analizojnë në mënyrë analitike-sintetike, progresin e tyre, reflektojnë duke marrë hapat e duhur, për përshtatje duke qënë alert, për të vërejtur ide apo mundësi të reja.

  1. Ata janë një hap përpara proçesit duke marrë parasysh pengesat e vështirësitë si dhe frikërat, mendimet negative dhe pasiguritë, që mund t’i shfaqen gjatë rrugës.

Pra, kanë punuar për mendësinë e duhur drejt rritjes. Performuesit më të mirë janë të vetëdijshëm për mendimet negative, që pengojnë shumicën e njerëzve dhe ata dinë të merren me ta në një mënyrë produktive. Në vend që të “shpërthejnë” negativitetin, ata pranojnë që mendimet negative janë thjesht mendime pa fuqi të madhe mbi ta. Ata nuk i bashkohen negativitetit dhe duke u sjellë kështu, janë të lirë të shikojnë të njëjtën situatë nga një këndvështrim i ri. Më në fund, ata zëvendësojnë mendimin negativ me një të ri, që u shërben mirë atyre.

Lexo: E keni pyetur ndonjëherë veten pse sëmureni

  1. Ata nuk influencohen nga ambienti dhe kritikat e të tjerëve:

Ata nuk lejojnë që negativiteti dhe historia e të tjerëve të bëhet pjesë e tyre, po ashtu dinë të dëgjojnë dhe marrin këshilla nga individë të suksesshëm, që kanë realizuar ëndërrat e tyre.

  1. Ata kuptojnë rëndësinë e meditimit dhe e zbatojnë atë:

Meditimi synon të qetësojë mendjen tuaj, në mënyrë që të bëheni të vetëdijshëm për mendimet dhe emocionet tuaja. Ndërsa teknikat dhe mjetet ndryshojnë, një praktikë meditimi ju ndihmon të njiheni në një nivel më të thellë të vetes ndërsa ulni gjithashtu masën tuaj të stresit dhe ankthit. Performuesit më të mirë e dine, që momentet e qetësisë shpërndajnë shpërqëndrimet dhe stresin duke i lënë ata me qartësi të rrjedhin në drejtimin, që dëshirojnë të shkojnë.

 

  1. Ata punojnë me coach personal apo në grup dhe me mentorë:

Edhe njerëzit më të suksesshëm, punësojnë trajnerë për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të përqëndruar, të mbajnë përgjegjësi ndaj proçesit dhe të “grisin” zanatin e tyre. Ata e dinë që një trajner është një përbërës kryesor, për të shtyrë mendjen dhe talentin e tyre në nivelin tjetër. Një coach personal apo mentor ju ndihmon për të hedhur hapin e rëndësishëm drejt suksesit.

  1. Ata mbeten “nxënës” gjatë gjithë jetës:

Një tipar i përbashkët për njerëz të suksesshëm është përkushtimi për të lexuar dhe mësuar gjatë gjithë jetës së tyre. Njerëzit me mentalitet të fuqishëm të mendjes janë lexues të vëmendshëm. Ata e dinë që të mësuarit, është një përbërës kryesor për një mendësi rritjeje.

  1. Ata kanë qëllime dhe vizion të qartë:

Njerëzit e suksesshëm dinë çfarë duan. Ata përcaktojnë qëllimet e tyre në terma specifikë dhe i shkruajnë ato në letër. Proçesi i shkrimit të tyre i bën ata të të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të ndihen edhe më të vërtetë. Gjithashtu, shumë njerëz të suksesshëm përdorin bordet e vizionit për të mbajtur qëllimet e tyre në kujtesë të mendjes së tyre.

  1. Ata bëjnë ushtrime fizike:

Të gjithë e dimë se stërvitja është e mirë për ne, por kjo nuk do të thotë, që në fakt e bëjmë atë përparësi. Njerëzit që kanë prekur suksesin e dinë lidhjen midis një truri të shëndetshëm në një trup të shëndetshëm. Rruga drejt madhështisë përfshin kërkesa fizike dhe emocionale që janë më të menaxhueshme, kur mendja dhe trupi juaj janë të fortë dhe të shëndetshëm.

  1. Ata e marrin jetën me sportivitet dhe qeshin shumë:

Të gjithë kanë nevojë për një lëshim, dhe e qeshura lëshon endorfinat, kimia “të ndjerit mirë” të trurit, e cila na mundëson të lëmë stresin dhe negativitetin. Njerëzit që qeshin, shpesh janë më të lumtur dhe më produktivë. Gjeni kohë për të qeshur çdo ditë, edhe nëse është një videoklip i shpejtë në YouTube.

Lexo: 9 numrat e artë të një jete të shëndetshme

Kur mendja juaj është e fortë, ju mund të përballoni uljet dhe ngritjet e udhëtimit të jetës. E kundërta ndodh kur mendja juaj është e dobët duke ju bërë të pafuqishëm dhe të prekshëm nga stresi, frikërat dhe pasiguri dhe si pasojë duke marrë vendimet jo të duhura.

Krijoni një mendësi të rritjes duke krijuar zakone të reja, që do ju çojë në rritjen personale dhe sukses profesional.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0