Me kohën që kaloni në rrjetet sociale, mund të lexoni deri në 200 libra në vit - Business Magazine Albania

Me kohën që kaloni në rrjetet sociale, mund të lexoni deri në 200 libra në vit


Ishte dhjetor 2014. E kisha gjetur punën time të ëndrrave. Një ditë, isha duke punuar dhe po mendoja,  “O Zot, nëse qëndroj këtu për 40 vjet? Unë nuk dua të vdes në këtë mënyrë … ”

Diçka nuk shkonte mirë. E kisha ndjekur recetën konvencionale: Nota të mira. Lidership. Referenca. Kolegj. Puna e ëndërrave. Isha një fitues. Kisha përfunduar garën. Këtu isha në vendin e ëndrrave. Por diçka ishte tmerrësisht, tmerrësisht e gabuar.

Në janar të vitit 2015, gjeta thënien e Buffett. Vendosa të lexoja. Vazhdova të lexoja dhe nuk do të ndalesha derisa të merrja disa përgjigje.

Nuk i kam lexuar 500 faqe në ditë, por, në dy vitet e fundit, kam lexuar mbi 400 libra. Ky vendim për të filluar leximin ishte një nga vendimet më të rëndësishme në jetën time.

Librat më dhanë guximin për të udhëtuar. Librat më dhanë bindjen për ta braktisur punën time. Librat i dhanë botës sime kuptim dhe origjinalitet, të cilat më herët nuk i kisha.

Dua t’ju them se të lexosh 200 libra në vit është një gjë e mahnitshme. Por në të vërtetë nuk është. Çdokush mund ta bëjë këtë.

Gjithçka që duhet është një kalkulim i thjeshtë dhe mjetet e duhura.

  1. Mos u dorëzoni para se t’ia filloni

Kur një njeri mesatar si Hasani dëgjon këshillën “Lexoni 500 faqe në ditë”, reagimi i tij i menjëhershëm është “Asnjë mënyrë! Kjo është e pamundur! ”

Hasani pastaj do të vazhdojë të gjejë arsye për të justifikuar besimin e tij pa menduar në mënyrë të thellë. Këto mund të përfshijnë “Jam shumë i zënë”, “Nuk jam mjaft i zgjuar”, ose “Librat nuk janë për mua”.

“Por çfarë ndodh nëse zhytemi pak më thellë? Për shembull, sa kohë duhet për të lexuar 200 libra në vit? Dy vjet më parë, bëra një llogaritje. Ja çfarë kam kuptuar: Leximi i 200 librave në vit nuk është aspak i vështirë.

Është ashtu siç thotë Buffett. Çdokush mund ta bëjë këtë, por shumica nuk e bëjnë.

2 . Bëni llogaritjet

Së pari, le të shohim dy statistika të shpejta:

Një njeri mesatar lexon 200-400 fjalë në minutë (ma merr mendja se edhe unë e ti jemi diku këtu)

Librat e zakonshëm  kanë ~ 50,000 fjalë

200 libra * 50.000 fjalë / libër = 10 milionë fjalë

10 milion fjalë / 400 faqe për minutë = 25,000 minuta

25,000 minuta / 60 = 417 orë

Kjo është e gjitha. Për të lexuar 200 libra, thjesht shpenzoni  417 orë në vit duke lexuar.

E di, e di. Nëse truri juaj është si imi, ndoshta menduat për shumën “417 orë” dhe u mahnitët. Shumica e njerëzve punojnë vetëm 40 orë në javë! Si mund të lexojmë për 417 orë?

Mos lejoni që truri juaj i majmunit t’ju shpërqendrojë. Le të bëjmë një llogari të shpejtë se çfarë do të thpnë 417 orë …

  1. Gjeni kohën

Ja se sa kohë një njeri mesatar shpenzon në mediat sociale dhe TV në një vit:

608 orë në mediat sociale

1642 orë në TV

Pra, 2250 orë në vit të shpenzuara kot. Nëse ato orë shpenzohen duke lexuar, ju mund të lexoni mbi 1000 libra në vit!

Ja e vërteta e thjeshtë pas leximit të shumë librave: Nuk është aq e vështirë. Ne kemi gjithë kohën që na duhet. Pjesa e frikshme – pjesa që ne të gjithë e injorojmë – është se ne jemi shumë të varur, shumë të dobët dhe shumë të hutuar për të bërë atë që e dimë se është shumë e rëndësishme …

Gjithë çfarë duhen të fillojmë të lexojmë më shumë është që “kohën bosh” të shpenzuar në Facebook ose në seriale ta zëvendësojmë me lexim.

 Teoria është e thjeshtë. Praktika është e vështirë.

  Praktikojeni

4.1. Ndryshoni ambientin

Ndryshimet më të mëdha janë gjeografike.

Nëse dëshironi të lexoni, sigurohuni që (1) të hiqni të gjitha shpërqendrimet nga mjedisi juaj dhe (2) t’i bëni librat sa më të lehta për qasje.

 4.2. Përditësoni zakonet

Vullneti nuk është një mjet i mirë për ndryshimin e stilit të jetesës. Gjithmonë ju lë në baltë kur i’a keni nevojën më së shumti. Në vend që të mbështetesh në forcën e mendjes, ndërtimi i zakoneve, do t’ju mbajë fleksibil në kohë të vështira.

Nëse nuk jeni të njohur me shkencën e zakonit, libri im i preferuar në këtë temë është Fuqia e Shprehisë nga Charles Duhigg.

4.3 Bëhuni multi-dimensional

Kur është fjala për leximin, duhet të provoni gjithçka nga pak.

Nëse qëllimi juaj është të lexoni më shumë, mund të lexoni kudo dhe kurdo. Unë lexoj tekste, në telefonin tim. Dëgjoj libra audio dhe madje kudo – në park, në autobus, në tualet … Kudo që mundem.

Bëjeni leximin tuaj oportunistik.

“Një ditë lexova një libër dhe gjithë jeta ime ndryshoi”.- Orhan Pamuk

Po të mos kisha filluar të lexoja, ndoshta do të isha ende në punën time të ëndrrave. Ndoshta do të isha akoma në tavolinën time, do të bëhesha pikë e vrerë me orë të tëra dhe do të pyesja veten pa pushim nëse do të vdisja kështu …

Nëse kërkoni përgjigje,  lexoni. Ju mund të gjeni shumë, shumë më tepër sesa mendoni.

Quartz.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0