McDonald's lançon dyqanin e tij online » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 09/12/2019

McDonald’s lançon dyqanin e tij online

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 09, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Dashamirësit e ushqimit të shpejtë tani mund të ndajnë pasionin e tyre për burgers dhe patatet e skuqura si kurrë më parë, në sajë të dyqanit të ri online të McDonald’s, Golden Arches Unlimited.

Linja e debutimit përmban më shumë se 20 artikuj rroba dhe aksesorë të frymëzuar nga McDonald’s që nuk e keni imagjinuar kurrë se ju nevojiteshin, përfshirë World Famous Fry, një ditar sanduiç Big Mac, stolitë e Krishtlindjes së Sesame Seed, lidhëse flokësh dhe madje edhe një kapele dimërore.

Por artikulli që ndoshta do të na bëjë më shumë përshtypje është çadra e modeluar me hamburger dhe farat e susamit, të cilën patjetër duhet ta keni gjatë stuhisë së radhës.

Lexoni: McDonald’s dëshmon forcën e markës së tij

Ky njoftim duhet të shërbejë veçanërisht për ata që kërkojnë t’u bëjnë përshtypje kolegëve të tyre në festat e fundvitit, sepse dyqani online përmban një përzgjedhje sezonale. Një nga artikujt është një triko me ngjyrë të kuqe dhe jeshile që i ngjan një peme të dekoruar me zbukurime të vogla që shkëlqejnë Krishtlindjeje.

Sipas njoftimit për shtyp, McDonald’s po vazhdon traditën e tij për të punuar me markat e modës dhe shitjes me pakicë duke i dhënë qasje të drejtpërdrejtë linjës së re të rrobave dhe aksesorëve.

“McDonald’s është rrënjosur në pëlhurën e kulturës për vite me radhë dhe ka një histori të gjatë të adhuruesve që veshin markën tonë me krenari,” shpjegoi Colin Mitchell, nënkryetari i lartë i marketingut global, i McDonald’s Corp. “Jemi të lumtur që të ndihmojmë klientët të veshin dashurinë e markës së tyre me publikimin e Golden Arches Unlimited pasi vazhdojmë të frymëzojmë momente të mira me McDonald’s.

Lexoni: 8 gjërat që McDonald’s mund t’ju mësojë rreth suksesit në biznes

Më poshtë është lista e plotë e McDonald’s dhe çmimet e tyre përkatëse:

  • Big Mac Sandwich Bag: 20$
  • Big Mac Sandwich, World Famous Fries and McFlurry Dessert Journals: 15$
  • Golden Arches Stainless Steel Tumbler: 20$
  • Happy Meal Pop Socket: 15$
  • Happy Meal Toddler T-shirt: 20$
  • Happy Meal T-shirt: 25$
  • McDonald’s Hair Ties: 10$
  • McDonald’s Holiday Sweater: 65$
  • McDonald’s Meal Pin Set: 12$
  • McDonald’s Winter Beanie: 15$
  • Mickey D’s Nickname T-shirt: 25$
  • Sesame Seed Ornament: 10$
  • Sesame Seed Pop Socket: 15$
  • Sesame Seed Socks: 20$
  • Sesame Seed Umbrella: 30$
  • Sesame Seed Zip Hoodie: 65$
  • World Famous Fries Lounge Set: 35$
  • World Famous Fries Socks: 20$
  • World Famous Fries Tote Bag: 25$

/people