Mblidhet juria e edicionit 9-të të ICT Awards, Mbrëmja Gala më 11 Qershor - Business Magazine Albania

Mblidhet juria e edicionit 9-të të ICT Awards, Mbrëmja Gala më 11 Qershor

Edicioni i 9-të i ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më datë 30 Prill 2021 në orar 23:59 duke i hapur kështu rrugë fazës së dytë të kësaj gare, të vlerësimit dhe shpërblimit të pionierëve të teknologjisë në trevat Shqipfolëse.

Aplikimet u hapën më 27 Mars përmes një evenimenti inovativ plotësisht virtual duke vënë në funksion disa prej risive teknologjike më të fundit të vizualizimit 3D.

Përgjatë 5 javëve pranë ICT Awards mbërritën 78 projekte me të cilat konkurrojnë 85 kandidatë8 kategoritë të ndryshme: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Cyber Security, Shërbimi Publik i Vitit dhe Covid-19 Response.

Gurëthemeli i radhës i edicionit të nëntë ishte të Mërkurën më 12 Maj ku u mblodh në Tiranë juria e ICT Awards përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elton Domnori, Edlira Martiri dhe Ilir Capuni.

Gjatë takimit u bë firmosja e Deklaratës së Konfidencialitetit, njohja me listën e plotë të aplikimeve të mbërritura në ICT Awards, diskutime mbi çështje me rëndësi bazuar në eksperiencën e anëtarëve të jurisë në vitet e kaluara dhe diskutimi dhe përcaktimi i kritereve të vlerësimit.

Vëmendjen kryesore të këtij takimi e kishin padyshim kandidatët dhe projektet e mbërritura ndërsa në axhendën e tij ishte përzgjedhja e kryetarit të jurisë që këtë vit do të përfaqësohet nga znj. Edlira Martiri dhe roli i nën kryetarit të jurisë nga z. Gjergji Guri.

Lexo: Albanian ICT Awards uli siparin e edicionit të 9-të!

Znj. Edlira Martiri në cilësinë e kryetarit të jurisë së edicionit të 9-të vjen me një profil akademik si lektore pranë Departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. E angazhuar dhe me kontribut të shquar në dhjetëra projekte në fushën e teknologjisë dhe informacionit ajo bart titullin Doktor dhe Profesor i Asociuar pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Prej tre vitesh ajo ka qenë pjesë e jurisë së ICT Awards.

Qasja rigoroze dhe strikte me integritet të lartë profesional dhe pavarësi absolute vendimmarrjeje nga organizatorët e garës e anëtarëve të jurisë së ICT Awards është një cilësi e dëshmuar dhe e trashëguar ndër vite nga kjo garë mbarë kombëtare.29 Maj juria do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të presë në një takim kandidatët e përzgjedhur të listës së ngushtë që kanë aplikuar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Më 30 Maj fjalën e kanë kandidatët e listës së ngushtë nga Shqipëria dhe Diaspora. Të gjithë kandidatët do të njoftohen përpara datës 29 Maj për ecurinë e projektit të tyre në ICT Awards.

Surpriza, të ftuar ekskluzivë dhe nën emocione të shumta do të mbahet Mbrëmja Gala e edicionit të 9-të më 11 Qershor 2021 në Tiranë ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve.

ICT Awards hapi edicionin e 9-të të garës mbarëkombëtare në teknologji më 19 Mars duke ju adaptuar tashmë normalitetit të ri në mënyra inovative krijuar si rezultat i pandemisë së Covid-19.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve Platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan si sponsorë Gold dhe 3i Solution, Soft&Solution, Ritech dhe Facilization si sponsor Silver.

ICT Awards gëzon partneritetin edhe të Bashkia Tiranë, Komunës së Prishtinës, SEEU TechPark dhe KujuStudio.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards, akseleratorit rajonal të startupeve Uplift Albania dhe mbështetëse e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0