Mbahet dita e dytë e konferencës më të madhe të teknologjisë dhe informacionit në Kosovë


Kësaj radhe, tema kryesore e KosICT-së do të fokusohet në “Outsourcing” dhe ndikimi i tij në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe në ndryshimet në strukturat e kompanive për t’u adaptuar me trendet dhe nevojat globale në mënyrë që ta ngrisin nivelin e konkurrueshmërisë dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara.

Qëllimi kryesor i KosICT-së është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë.

KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e 28 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë.

Image may contain: 3 people

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike në skenën kryesore, në skenën dytësore do të ketë prezantime teknike për zhvilluesit softuerik, do të mbahet edhe panairi i start-upeve, po ashtu do të jetë edhe gara e fëmijëve programues si dhe garat në eSports.

Gjatë 7 edicioneve të kaluara të konferencës, më shumë se 5000 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin të dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale