Matje të reja për të identifikuar frekuentuesit e shpeshtë të rrugës Durrës-Kukës

Matje të reja për të identifikuar frekuentuesit e shpeshtë të rrugës Durrës-Kukës


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bëjë matje të reja në Rrugën Durrës – Moniror për të identifikuar frekuentuesit e shpeshtë. Kjo u bë e ditur nga zv.ministri Artan Shkreli gjatë një takimi informues të zhvilluar me banorët e Tropojës.

ZV ministri tha se, ata që nuk përdorin makinat private dhe këtu futen njerëzit që janë shumë në nevojë, studentë, njerëz që marrin transportin publik apo të moshuarit, do të ketë një trajtim të veçantë dhe preferencial. “Për përdoruesit e shpeshtë do të shohim një formulë që këta njerëz, të krijojmë një fashë për këta njerëz dhe mënyrën si identifikohen ata tek pjesa ku paguan. Do të bëjmë dhe disa matje të tjera për të kuptuar se çfarë do të thotë përdorues i shpeshtë i rrugës”, u shpreh Shkreli.

Në takimin me kryebashkiakun Besnik Dushaj, Shkreli diskutoi mbi çështjen e infrastrukturës dhe procesin e negociatave mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare referuar mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Zëvendësministri u shpreh se, “besoj se do të arrijmë në një formulë të atillë që, nga njëra anë, tarifa të paguhet por nga ana tjetër, njerëzit pra shtresat apo grupet e ndryshme, të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0