Masakra mjedisore mbi Adriatik/ Investigimi i medias italiane: Një ishull është zhdukur - Business Magazine Albania

Masakra mjedisore mbi Adriatik/ Investigimi i medias italiane: Një ishull është zhdukur

Media italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull goditjes që fenomeni i erozionit i ka dhënë bregdetit shqiptar. Ndërhyrjet e pakontrolluara urbane dhe ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim të përhershëm për Adriatikun.

Një ishull është zhdukur pa lënë gjurmë. Pyjet mbeten të shtrira në rërë, bunkerët e vjetër janë fundosur, dhe hotelet e reja ngrihen mbi rërë që mund të mos ekzistojë më pas disa vitesh. Ky është alarmi i kuq për një katastrofë të heshtur që po gërryen një nga asetet më të mëdha natyrore të Shqipërisë. Kjo nuk është më një paralajmërim, por një krizë reale ekologjike, që po ndodh para syve tanë, ndërsa ndërtime të egra dhe ndryshimet klimatike po shkrijnë çdo metër rërë nën themelet e betonuara të turizmit.

Më poshtë artikulli i plotë:

Shqipëri, emergjencë niveli i detit për 60% të bregdetit. Një ishull tashmë është zhdukur.

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga gjithsej 270, janë të prekura nga fenomeni. Ndër episodet më të theksuara: një pyll me pisha i mbrojtur është shkatërruar, shtëpitë e vogla si kioska plazhi janë zhdukur, dhe ishulli që austriakët i dedikuan Franz Joseph I, ka humbur. “Ndryshimet klimatike dhe ndërtimet e shfrenuara nga hiperturizmi janë një përzierje vdekjeprurëse.”

Velipojë, 3 maj 2025, ora 09:45

Nga Velipoja, ku forca e valëve po shkatërron një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku betonizimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan rëndë. Faji është i një kombinimi vdekjeprurës që përfshin ngrohjen globale dhe urbanizimin e shfrenuar nga overtourism-i.

NASA: Niveli i detit është rritur me 10 cm në 30 vitet e fundit
Rritja e nivelit të detit prek të gjithë planetin: sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 centimetra. Në Shqipëri, ku turizmi është rritur nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023, shtimi i hoteleve, restoranteve dhe bareve në breg të detit ka pasur pasoja të rënda edhe për natyrën.

“Nga 273 kilometra të bregdetit që lahen nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, thotë për agjencinë France Presse, Besjana Shehu, specialiste në planifikim urban. Në Velipojë, në veri të vendit, deti përparon mbi pesë metra çdo vit dhe zhytet mbi 200 metra në pyllin përreth, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mbijeton në ujë të kripur. Në breg, pishat mezi qëndrojnë përballë agresivitetit të valëve: dhjetëra trupa pemësh janë shtrirë mbi rërë, disa të braktisur pas stuhive të forta të fundit të prillit.

Ishulli i zbuluar nga kartografët e Perandorisë
Edhe pse “Ishulli i Franz Joseph”, në grykëderdhjen e lumit Buna, shfaqet ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai nuk është më i dukshëm: është gllabëruar nga deti. Ishulli mori emrin nga kartografët austriakë në vitin 1870, në nder të ish-perandorit. Ishte formuar nga depozita pjellore aluvionale dhe ndodhej 150 metra nga bregu, me një sipërfaqe prej 19.5 hektarësh të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.
“Një parajsë për shumë specie zogjsh detarë, një oaz qetësie edhe për ne… tashmë krejtësisht i zhdukur,” tregon Lule Coli, pronare e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon ka qenë faktor vendimtar në përshpejtimin e zhdukjes, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.

Lexo edhe: Zëri i Vjosës dëgjohet në botë, aktivistët shqiptarë nderohen me ‘Goldman’

Bunkerët e regjimit, tashmë nën ujë
Edhe banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë të shqetësuar. Vit pas vit, stuhitë detare janë shtuar dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh.
“Për shkak të ndryshimeve klimatike të viteve të fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar me ritme të shpejta drejt tokës”, paralajmëron Jak Gjini, ekspert mjedisor në Lezhë. Tashmë të përmbytur nga dallgët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregut nga diktatura komuniste shqiptare në vitet ’70 janë zhdukur. Me ta janë zhdukur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhoheshin nga familjet vendase. Forca e detit ishte aq e madhe saqë as thasët me rërë nuk ndihmuan.

“Para kishte dy bunkerë këtu. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… pas katër ose pesë vitesh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, që drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. E thotë me zë që i dridhet, thuajse duke shpresuar që perëndia greke e detit ta mbrojë.

32% e habitatit bregdetar në rrezik deri në vitin 2030
Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit paraqet rreziqe të mëdha për përmbytje në pjesën më të madhe të zonave urbane të vendit.
“Në total, deri në vitin 2030, rreth 1,082.45 km², ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të pësojnë pasoja të drejtpërdrejta nga përmbytjet”, vlerëson Agjencia për Emergjenca Civile.

Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për mosreagimin e autoriteteve dhe mungesën e ndalimit të urbanizimit të pakontrolluar në bregdet.
“Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen,” ankohet Edvin Dule, drejtor hoteli.

Në 16 vitet e fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (ndërtimet e shumta të hoteleve e kanë përkeqësuar më tej erozionin) dhe po i reduktojnë plazhet në të cilat mbështetet turizmi.
“Është një fenomen shumë shqetësues që ndikon drejtpërdrejt në ekonomi dhe turizëm: nëse nuk ofrojmë kushte, çadra, shezllone, aktivitete plazhi… ulet cilësia e ofertës sonë, që më pas përkthehet në shifra,” përfundon Dule.

 

Burimi: La Reppublica  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0