Mary Barra dhe Patricia Bath; dy gra të para në industrinë e makinave dhe shpikje; nga TIME » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/10/2017

Mary Barra dhe Patricia Bath; dy gra të para në industrinë e makinave dhe shpikje; nga TIME

Share
nga Silvi Bakiri
Tet 06, 2017

Mary Barra

Njerëzit kanë përshtypjen për industrinë e makinave si shumë tradicionale por, seriozisht, 20 vite më parë kishte liderë të cilët i inkurajonin gratë për të pasur pozicione hierarkie mjaft të mira. Babai im punoi për shumë vite në industrinë e makinave dhe më inkurajoi të ndiqja pasionin, në degën që kisha zgjedhur.

Në fillimet e një karriere nuk duhet të humbasim asnjë mundësi sepse nuk i dihet se ku do të na çojë njëra zgjedhje pas tjetrës. Ajo që shpesh ndodh rëndom është se gratë e presionojnë shumë veten. Por ajo që duhet të bëjnë është të mos heqin dorë të dorëzuara por ta kapërcejnë këtë ndjesi për të arritur diçka të mirë. (Mary Barra – Gruaja e parë CEO e një kompanie të madhe makinash) 

 

Patricia Bath

Në punë dhe në jetë nuk jam përpjekur kurrë të jem e para; thjesht, kam bërë ‘gjërat e mia’. Por kur historia kthehet mbrapa kupton se ti në fakt, ishe e para. Kam qenë gjithnjë një fëmijë kurioz. Kam qenë, ajo që shumë e quajnë “The nërd”… Kur u futa në Universitet, më 1994-ën, isha e vetmja në atë degë. Gjithë të tjerët ishin djem, qesharake! Edhe zyra ishte krejtësisht e papërshtatshme, megjithatë ajo që mendova fatmirësisht ishte të fokusohesha tek “ëmbëlsira”.

Të jesh shpikëse (inventor) nuk është gjë e lehtë… duhet të qëndrosh në laborator deri në 2-3 të mëngjesit. Pas arritjeve të mia, i shpjegoja drejtorit rrugën se si kisha mundur të arrija diçka që doja ta realizoja. Ai nuk e besonte: “Nuk ka mundësi, nuk e ke bërë ti këtë…” Ndjeja mospranim dhe inat të mirëfilltë. “Petite moi/little me…” Dhe ç’t’ju them: Ai njeri nuk më shihte dot në sy. Narrativa e surprizës definitivisht duhet të ndryshojë. Kuptova faktin se kur realizova këto arritje, shërbeva si një rol lidhur me atë që gratë e tjera mund të arrijnë. Por, fiksojeni mirë: Nuk është se dyshova ndonjëherë për këtë. (Patricia Bath – E para që shpiku operacionin e kataraktit me lazer)