Mark Zuckerberg: Shumica e vendeve të punës në të ardhmen do të jenë më "kreative" sesa "puna apo shërbimi tradicional" - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg: Shumica e vendeve të punës në të ardhmen do të jenë më “kreative” sesa “puna apo shërbimi tradicional”

Në vizionin e Mark Zuckerberg për të ardhmen, shumë punë të përditshme mund të kërkojnë më shumë imagjinatë.

Në një episod të “Lex Fridman Podcast”, CEO i Meta tha se ndërsa teknologjia moderne vazhdon të zhvillohet, punët e përqendruara tek teknologjia do të mbizotërojnë gjithnjë e më shumë botën.

“Ajo që mendoj se do të jetë e shkëlqyer për ekonominë krijuese dhe metaverse është se shumë më tepër njerëz në të ardhmen do të fillojnë të bëjnë gjëra krijuese, më shumë se sa punët apo shërbimi tradicional që kemi sot”, tha Zuckerberg.

Parashikimi i tij buron nga përvoja personale: Kur lançoi Facebook për herë të parë në 2004, kodimi “ndihmoi në ndërtimin e diçkaje utilitare”, tha ai. Tani, shikon vajzën e tij të kodojë, duke shtypur ekuacionet për të krijuar shprehje vizuale dhe artistike.

Ideja, tha Zuckerberg, nuk është se çdo punë e ardhshme do të përfshijë artin digjital. Përkundrazi, automatizimi i disa sistemeve bazë, që u mundëson fëmijëve të krijojnë lehtësisht art përmes kodimit, do t’i lejojë njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë në detyra si krijimi i produkteve të reja dhe duke i bërë proceset e vjetra më efikase.

Vetë koncepti nuk është saktësisht i ri. Për vite me radhë, ekspertët e teknologjisë kanë parashikuar se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të zëvendësojë njerëzit në detyra relativisht të zakonshme, si përpilimi i fletëllogaritjeve ose shkrimi i kodeve bazë.

Lexo edhe: Këshilla e Mark Zuckerberg për të rinjtë: Fokusohuni më shumë te marrëdhëniet me njerëzit se sa tek objektivat

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, 85 milionë vende pune mund të eliminohen brenda disa viteve të ardhshme. Por, ky numër mund të tejkalohet nga 97 milionë rolet e reja të vlerësuara nga raporti si të krijuara nga teknologjia në zhvillim.

Këto punë do të jenë kryesisht në fusha si marketingu digjital, zhvillimi i biznesit dhe analiza e të dhënave të cilat priren të kërkojnë aftësi të të menduarit krijues dhe kritik, vuri në dukje raporti.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0