Manastirliu: Tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës, pasaportë vaksinimi për udhëtime - Business Magazine Albania

Manastirliu: Tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës, pasaportë vaksinimi për udhëtime

Testimi i shpejtë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në Opinion se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19.

Sipas ministres në skenarin më ambicioz vaksinimi do të kryhet brenda 14 muajve, ndërkohë që në rastin më të keq vaksinimi do të zgjasë 24 muaj.

“Janë 500 mijë doza vaksine të kontraktuara nëpërmjet kontratës së Pfizer. Kalendari fillon me 10 mijë dozat e para brenda muajit janar, me 30 mijë dozat e dyta brenda muajit shkurt dhe ndërkohë me serinë e dozave sipas kalendarit të vaksinimit.

Ndërkohë janë 1 milionë e 200 mijë doza përmes COVAX, që kanë një kalendar. COVAX pritet të fillojë në shkurt përmes dozave të Pfizer. Ende nuk është përcaktuar shuma sepse instrumenti COVAX është duke ndarë në mënyrë të barabartë mes vendeve që kanë paguar. Fillojnë në muajin shkurt dhe pastaj në mars, prill, maji vazhdojnë dozat e tjera. Ne, deri më tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë,” tha Manastirliu.

Ajo gjithashtu u shpreh se ata persona që do të vaksinohen kundër Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

“Ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë. Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania” tha ajo në Opinion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0