Manastirliu: Ja sa persona do të vaksinohen fillimisht, synojmë ‘vaksinimin’ e të gjithë popullsisë - Business Magazine Albania

Manastirliu: Ja sa persona do të vaksinohen fillimisht, synojmë ‘vaksinimin’ e të gjithë popullsisë

Ministrja, Ogerta Manastirliu duke folur në emisionin Open në Top Channel ka thënë se fillimisht do të nis vaksinimi për mbulimin e 20% të popullsisë. Sipas saj janë 568 mijë persona që do të vaksinohen apo 1.2 milion vaksina. Më tej ajo ka shtuar se do të përpiqen që të vaksinohet e gjithë popullata nga 16 vjeç e lartë.

”Do jenë mjekët. Do jenë ata mbi 75 vjeç dhe do të jetë vaksinim i kombinuar. Ka persona që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe ata do jenë të parët. Për të ulur riskun. Në ët gjithë botën ka qenë problematikë përhapja e virusit në azile.”

“Po i përdorim dhe do i përdorim për kategoritë e rriskuara. Sigurisht që ka disa elementë për të sqaruar. Zgjerimi i fushatës. Për të frenuar përhapjen e virusit është qëllimi i parë. Do të kalojmë në fazën e sulmit. Ne kemi një armatë shumë të mirë dhe i kanë dhënë provat. Kemi një instrument të fuqishëm. Do të vijojmë dhe të kemi kanale të tjera për doza të tjera. Vaksina e Pfizer është e mbyllur por presim Covx që kemi paguar 4 milionë dollar. Dhe në muajin shkurt mund të ketë vaksinat e para. Kemi siguruar 500 mijë. Dhe kemi nevojë synimi është të kemi mbulesë të gjerë dhe të mbulojmë të gjithë popullatën. Ka vaksina me target të ndryshëm se Pfizer nuk e lejon nën 16 vjeç. Nga ana tjetër është se ne kemi negociata me vende të BE për blerje dozash të vaksinave. Ajo që ndodhi sot me ardhjen e vaksinave të para dhe me kontratën e Pfizer apo me vaksinat që do vijnë.”

“Ne kemi një kalkulim dhe sigurisht të ecin në mbulim të popullatë nga mbi 16 vjeç. Patjetër do të vijë sipas kalendarit. Ekzakt po ju them që këtë po e vlerësojnë ekspertët. 20% të popullatës 1.2 milion doza vaksina.”

“Po ju them se masa e fillimit të vaksinës është 568 mijë qytetarë apo 1.2 milion dhe më pas shtrihet në të gjithë popullatën.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0