Makina 3 milionë dollarëshe që mund të përshkojë 300 milje në orë
Përditësuar së fundmi: 21/03/2019

Makina 3 milionë dollarëshe që mund të përshkojë 300 milje në orë

Share
nga Ornela Trupja
Mar 21, 2019

Prodhuesi suedez i makinave Koenigsegg, zbuloi se mjeti i tij Jesko do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë prej 300 milje në orë.  Kompania nuk e ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje, por nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, atëherë Koenigsegg Jesko do të jetë makina më e shpejtë në botë.

Shpejtësia e kësaj makine do të bëjë një diferencë të madhe në fushën e prodhimit të makinave. Rekordi tani po mbahet nga makina Agara RS me një shpejtësi 278 milje në orë, shënuar në një autostradë në Nevada në vitin 2017. Çmimi fillestar i kësaj makine është bërë i ditur të jetë afërisht 2.8 milionë dollarë. Ajo ka një motorr V8 me turbocharge 5.0 litra, i cili mund të prodhojë 1.280 kuaj fuqi, duke përdorur benzinë ​​të rregullt, ose 1.600 duke përdorur E85, e cila përmban 85% etanol. Kjo makinë do të mund t’i ndryshojë marshet automatikisht. Makina do të kursejë kohë gjatë procesit të përshpejtimit. Shoferi gjithashtu, mund të zgjedhë ingranazhet, duke përdorur një shkop që i ngjan një shifre manuale transmetimi.

Lexo: Tesla vjen fuqishëm në treg

Makina përfshin disa karakteristika aerodinamike si një krah të pasëm automatikisht të rregullueshëm që mund të prodhojë deri në 2200 pond presion në rënie, me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë. Në një deklaratë të tyren ato shprehen se makina do të jetë me katër rrota me funksion në kthesa të forta ose për manovra të ndryshueshme në korsi.

Makina është krijuar për nder të babait të themeluesit të Koenigsegg dhe CEO Christian von Koenigsegg. Ky prodhim del si një mirënjohje për z.Koenigsegg, tani në “80-tat e tij, për mbështetjen dhe zhvillimin e kompanisë.

CNN