Lutjana Konomi: Bankat dhe Komunikimet Marketing të sotshme – Një sfidë e vërtetë - Business Magazine Albania

Lutjana Konomi: Bankat dhe Komunikimet Marketing të sotshme – Një sfidë e vërtetë


Gerti Boshnjaku

Lutjana Konomi, Drejtore e Departamentit te Marketing & PR ne Tirana Bank, nënvizon në një intervistë ekskluzive për Infoalbania ndryshimet që kanë pësuar komunikimet ‘marketing’ në këto vitet e fundit.
“Nëse më parë audiencën e shigjetonim në varësi të programacioneve të përshtatura me grupmoshat përkatëse në median televizive, radiofonike dhe atë të shkruar, tani kemi …

një shtrirje në fashë orare nonstop online.  Por përdorimi i kaq shumë mundësirave në mënyrë efikase dhe për më tepër menaxhimi i tyre për të mos shkaktuar efekte të pakënaqshme është një sfidë më vete,” thotë Konomi në këtë intervistë.

Tirana Bank është lider në vend për shërbimin e Platformës Elektronike Winbank dhe është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë për Platformën Elektronike në Shqipëri” për vitin 2014.

 

Intervista e plotë e Zj. Konomi më poshtë:

Cila është marrëdhënia juaj me sektorin e ICT dhe Mediave Sociale? A i përdorni personalisht ato dhe a ju ndihmojnë në punën tuaj?

Eshtë e pamundur tu shmangesh elementëve të ICT dhe Mediave Sociale në kohët e sotme. Po ti shtosh kësaj edhe domosdoshmërinë e përdorimit të tyre në fushën e Marketingut unë jam ca “e detyruar” të kem një marrëdhënie aktive me to. ICT është një sektor tepër tepër dinamik dhe ka një potencial të jashtezakonshëm për përdorim në fushën e marketingut.

 Nisur nga pozicioni juaj aktual, çfarë ndryshimi kanë pësuar komunikimet marketing në vitet e fundit? Pra, nëse më parë ishte disi i orientuar në  format standard, planifikimi i këtyre komunikimeve në mjetet tradicionalet të marketingut, çfarë ka ndryshuar TANI?

Nëse më parë audiencën e shigjetonim në varësi të programacioneve të përshtatura me grupmoshat përkatëse në median televizive, radiofonike dhe atë të shkruar tani kemi një shtrirje në fashë orare nonstop online. Mënyra e kapjes së vëmendjes së grupit të synuar përshtatet me interesat e atij grupi por është kaq gjithëpërfshirëse sa mundësirat janë vërtet të pafundme. Por përdorimi i kaq shumë mundësirave në mënyrë efikase dhe për më tepër menaxhimi i tyre për të mos shkaktuar efekte të pakënaqshme është një sfidë më vete.
A vini re një lidhje më të fortë të kësaj fushe, ICT dhe Social Media me Marketingun & PR?

Sigurisht që Po.
Marketing & PR ka si synim kryesor audiencën e gjërë dhe grupet e synuara specifikisht në varësi të strategjisë. ICT dhe Social Media të ofron mundesinë e madhe të kontaktit me ta në kohë reale dhe me efikasitet maksimal falë zhvillimit marramendës të teknologjisë.

Zgjidhjet ICT në Banka po gjejnë përdorim të gjerë? Duke pasur parasysh se njerëzit kanë akses të gjërë online dhe përdorim masiv të smartphone-ve, a ka një fokusim më të madh online nga Bankat për t’ju gjendur pranë klientëve të tyre potencialë?

Biznesi bankar punon gjatë gjithë kohës mbi sisteme teknologjike për të mundësuar informacion sa më të plotë dhe të aksesueshëm nga shumë palë në kohë reale. Bankat janë pioniere të zhvillimeve teknologjike për të ofruar tek klientët shërbime sa më të vlefshme dhe moderne. Gjatë gjithë kohës ka stafe të dedikuara që mundohen të krijojnë produkte e Shërbime bankare që vihen në funksion shpejt dhe saktë nëpërmjet zgjidhjeve ICT.

Çfarë ka realizuar Tirana Bank në këtë drejtim? Mund të përmendni ndonjë produkt të përshtatur për ta, shërbim të ri apo ndonjë risi të ngjashme?

Tirana Bank është lider në vend për shërbimin e Platformës Elektronike Winbank dhe është vlerësuar nga Global Finance si “Banka më e mirë për Platformën Elektronike në Shqipëri” për vitin 2014. Winbank është platformë elektronike për shërbimin bankar nëpërmjet internetit që u jep mundësinë klientëve të kryejnë veprimet e tyre nëpërmjet kompjuterave, smartphoneve, etj duke kursyer kohë dhe kosto në një mjedis tepër të sigurtë. Ky fakt dëshmon faktin se ne e vëmë gjithnjë e më tepër në përdorim teknologjinë dhe kanalet alternative.

 

E shikoni zhvillimin e këtyre platformave të reja ndërveprimi online si Facebook, Twitter, LinkedIn,YouTube etj si sfidë për Bankat si institucion nga natyra i ngurtë ndaj ndryshimeve? Po për marketer-et dhe njerëzit e Biznesit?

Siç e përmenda pak më parë, mediat online ofrojnë pafund alternativa për të komunikuar me grupet e synuara por edhe sfidat janë në të njëjtin progresion duke të përballur me elementë të rinj ndonjëherë edhe fare të panjohur te cilët duhet të menaxhohen sa më mirë. Bankat janë institucion financiar dhe kur bëhet fjalë për financat çdo lloj informacioni bëhet edhe më sensitiv dhe ka një rëndësi të veçantë. Jo vetëm për bankat por për çdo lloj biznesi, përdorimi i platformave online të komunikimit duhet të planifikohet dhe implementohet me shumë kujdes. Ka një mungesë të eksperiencave të mëparshme të përdorimit të tyre pra dhe mungesë të ekspertëve të besueshëm në këtë fushë por gjithsesi mbetet një potencial i madh që duhet zhfrytëzuar duke mësuar nga vështirësitë e hasura dhe duke përballuar suksesshem sfidat e vazhdueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0