Lotaria fiskale, sot afati i fundit i dorëzimit të kuponave tatimorë

Lotaria fiskale, sot afati i fundit i dorëzimit të kuponave tatimorë


Për të gjithë qytetarët, që kanë kryer blerje të ndryshme duke tërhequr kuponin tatimor, nga data 15 nëntor e deri në datën 31 dhjetor 2015, sot është afati i fundit për dorëzimin e tij për t’u bërë pjesë e lotarisë së parë fiskale në vend.

Rregulli i vendosur nga ministria e Financave përcaktonte që personat që duan të jenë pjesë e lojës duhet t’i mbledhin kuponët dhe t’i dërgojnë me zarf përmes Postës nga data 1 janar deri më 11 janar. Mbi zarf duhet shënuar nga vet individi që do të marrë pjesë në këtë lojë, numri total i kuponave brenda zarfit dhe vlera nominale totale e tyre.

Në zarf nuk mund të ketë më pak se 50 kupona dhe vlera nominale e tyre nuk mund të jetë më e vogël se 5000 lekë. Nuk ka kufizime në vlerën e kuponit, pasi interesi i ministrisë së Financave ishte të kapte çdo lloj kuponi. Lotaria do të ketë mbi 500 çmime fituese, të ndara në dy grupe, si çmime të mëdha dhe ato më të vogla. Për grupin e parë, fituesit do të përcaktohen sipas një formule, që bazohet te vlera e kuponave në zarf dhe numri i tyre.

70 për qind e pikëve merren nga vlera e kuponave në zarf dhe 30 për qind nga numri i tyre. Në bazë të këtij vlerësimi pikësor do të bëhet edhe kategorizimi për çmimet. Çmimi i madh është mbi 1 milion lekë, që ndiqet nga 10 çmime pasuese me nga 100 mijë lekë.

Grupi i dytë, ai i çmimeve të vogla do të shpallet nga sistemi kompjuterik i Tatimeve, i cili përzgjedh automatikisht dhe në mënyrë rastësore “bar kodin” e zarfeve. Në këtë grup ka 200 çmime me vlerë 15 mijë lekë dhe 300 të tilla me vlerë 10 mijë lekë.

Shorti për lotarinë do të hidhet në datën 15 janar. Shorti i parë do të shërbejë si test, ndërkohë që ministria thotë se, lotaria do të vazhdojë edhe më pas, por me një formulë që mbetet ende për t’u përcaktuar.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0