LiveME është një show dhe podcast që sjell në ekranet tuaja të ftuar që janë shembuj suksesi dhe kontribues të shkëlqyer në komunitet. Prej 8 muajsh LiveME është një dritare që frymëzon të rinjtë dhe jo vetëm; dhe i jep atyre mundësinë të komunikojnë live me të ftuarin dhe të dëgjojnë këshilla nga ata.
Këtë të enjte, 26 Nëntor, ora 19:00 do të jetë e ftuar Albana Osmani, moderatore, sipërmarrëse, artiste dhe autore e një libri fantastiko-shkencor. Albana është një shembull suksesi për të gjitha gratë, vajzat dhe jo vetëm, me sukseset që ka arritur në karrierën e saj.
Ky takim virtual, që do të transmetohet live në kanalet Youtube dhe Facebook të Kristi Kumrisë, pritet të jetë me shumë surpriza dhe mbushur me plot motivim. Do të diskutohet rreth rrugëtimit të Albanës, që prej fëmijërisë e deri më sot. Cilat kanë qenë sfidat, arritjet dhe cilat janë pritshmëritë e Albanës për të ardhmen?
Ky episod është për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë, sepse do të flitet edhe rreth librit që Albana sapo ka publikuar dhe që ka bërë shumë bujë, si i pari në llojin e tij në Shqipëri. “Çika dhe beteja kundër Inteligjencës Artificiale” është një libër që tregon shumë për botën artistike të autores.
Ne ju sugjerojmë ta ndiqni këtë episod, sepse jemi të sigurt që do t’ju shërbejë për rritjen tuaj personale.