Lista me 11 autostradat dhe hekurudhat qe do t’i dorezohen BE-se ne Vjene - Business Magazine Albania

Lista me 11 autostradat dhe hekurudhat qe do t’i dorezohen BE-se ne Vjene


Lista e propozimeve për të cilat kanë rënë dakord gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka 11 projekte prioritare, që duhet të përfundojnë deri në vitin 2030. Ato ndërlidhin vendet e rajonit, njekohesisht jane zgjatime me korridoret e Bashkimin Europian. Vendet kane kohe dy muaj qe te pergatisin propozimet e perbashketa ne samitin qe do te mbahet ne Vjene me 27 gusht 2015. Komisioni Europian angazhohet per 130 milione euro brenda vitit 2015 dhe 1 miliard euro ne teresi per Ballkanin, vetem nga fondet e paraanetaresimit (IPA 2014-2020). Veç 11 projekteve, eshte rene dakord qe te perfshihet edhe rindertimi i hekurudhes shqiptare, si pjese e Korridorit VIII, me kusht qe Shqiperia te paraqese nje studim fizibiliteti dhe projekt financimi te besueshem. “Ne vazhdim, hekurudha e Korridorit VIII do te jete nen mbikeqyrje duke perfshire financimin e mundshem te studimeve paraprake, lidhjeve te detajuara, dizajnimeve dhe puneve eksploruese me nje perfshirje ne rrjetin kryesor gjate rishikimit te ardhshem te ‘TEN T’”, theksohet ne deklaraten e Brukselit. “Ne do te japim mbeshtetje teknike per Korridorin VIII dhe do te shqyrtojme planet dhe financimet rreth tij. Me pas, ne baze te rezultateve, qe do t’i shohim ne takimin e 10-shes, mund ta perfshijme ate gjithashtu ne rrjetin qendror te nderlidhjes”, eshte shprehur Violeta Bulc, komisionere e BE-se per Transportin.

Lobimi per korridoret

Gjashte nga 10 korridoret e transportit paneuropian pritet te kalojne ne vendet e Ballkanit duke krijuar keshtu nje fushe te re konkurrence. Gara eshte se cili nga projektet dhe cili segment do te financohet me pare se te tjeret. Dyshja e kryeministrave Rama – Vuçiç nuk eshte thjesht nje afrim per hir te stabilitetit si parakusht per financimet e BE-se, por edhe nje gjetje konsensusi per zhvillimin e projekteve te perbashketa. Sipas burimeve zyrtare, projektet me konkrete per te cilat dy kryeministrat kane dhene mbeshtetjen e tyre te plote ne Bruksel ishin autostrada Nish – Prishtine – Durres, hekurudha qe do te lidhe Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko-Joniane qe lidh Shqiperine me Malin e Zi dhe Kroacine ne veri dhe Greqine ne jug te vendit tone. Por, vendi perfiton dhe per hekurudhen lidhese me Malin e Zi ne kete korridor, (Tirane / Durres – Podgorice). Nje projekt tjeter ku serbet po binden te perfshihen eshte gazsjellesi TAP, qe ka mbeshtetjen e SHBA-se dhe BE-se. “Projektet gazsjellese duhet te reflektojne interesin e projekteve te komunitetit energjetik, qe ka rendesi per axhenden nderlidhese”, theksohet ne qendrimin e perbashket te gjashte vendeve te rajonit, te cilat do te angazhojne “komitetet kombetare te investimit” per prioritetet ne kete kuader. Lidhur me infrastrukturen rrugore, Serbia ka tendenca qe korridorin numer 10, i cili kalon nepermjet territorit te saj, ta paraqese si me te rendesishmin. Maqedonia ka mbeshtetur korridoret X dhe VIII, per infrastrukturen rrugore dhe hekurudhore, ndersa per Korridori VIII, eshte interesuar vetem per pjesen e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore drejt Bullgarise dhe ka pasur mbeshtetjen e ketij vendi anetar te BE-se. Nga ana e saj, Kroacia mbeshtet Shqiperine dhe Malin e Zi per autostraden Adriatiko-Joniane. Ne anen tjeter, korridori numer 10, sipas eksperteve, do te bente qe nje pjese e tregtise nderkombetare qe realizohet nepermjet Serbise te zhvendoset ne Kroaci, ndersa me ane te autostrades pergjate brigjeve te Adriatikut, Kroacia do te fitonte edhe avantazhe tregtare. Greqia perpiqet qe njerin cep te autostrades “Egnatia”, i cili kalon ne territoret e saj, ta lidhe me Stambollin, kurse tjetrin ta lidhe me qytetin e Durresit ne Shqiperi qe ndodhet ne brigjet e detit Adriatik. Ne anen tjeter, Athina, me ane te marreveshjeve qe ka nenshkruar me Serbine dhe Maqedonine, perpiqet qe korridorin 10 ta nderlidhe me autostraden Egnatia. Korridoret paneuropiane te transportit i interesojne edhe Turqise. Korridoret 4, 8 dhe 10 perfshijne edhe Turqine brenda sistemit te transportit paneuropian.

Angazhimi

“Ne konstatojme se ne Bashkimin Europian, baza e rrjetit te transportit lidh te gjitha kryeqytetet e BE-se, qendrat kryesore ekonomike dhe portet kryesore te BE-se. Ne njohim faktin se zgjatja e tij ne Ballkanin Perendimor lejon pershpejtimin e politikave dhe reformave rregulluese, perpjekjet te perqendruara dhe investimet ne korridoret kyçe dhe nderlidhjet”, theksohet ne deklaraten e perbashket te gjashte kryeministrave ne takimin e prillit ne Bruksel. “Kjo eshte korniza ne te cilen deshirojme te lidhim Ballkanin Perendimor, jo vetem ne nje lidhje fizike, permes rruges dhe hekurudhes, por edhe ne nje lidhje politike e ligjore. Nese i shtojme Traktatit per Komunitetin e Transportit rrjetin qendror rajonal, atehere kjo do te behet nje marreveshje e detyrueshme ligjore si per Ballkanin Perendimor ashtu edhe per BE-ne, duke e fuqizuar keshtu edhe me tej kredibilitetin e ketij procesi”, eshte shprehur komisioneri i BE-se per Zgjerimin, Hahn, ne takimin ministerial te Prishtines. Sipas komisionerit, ne gusht do te shfrytezohet Samiti i Vjenes per te prezantuar nje liste te prioriteteve investuese ne energji dhe rrjetin qendror te transportit rajonal.

Rrjeti i rrugeve qe do t’i propozohet BE-se per financime

Korridori Vc

Bosanski Samac (Bosnja) – Doboj – Sarajevo – Mostar – Bijaca (Kroacia

Korridori VIII

Tirane / Durres – Elbasan – Struge – Tetove – Shkup – Deve Bair (Bullgari)

Korridori X

Batrovci (Kroaci) – Beograd (Serbi) – Nish (Serbi) – Shkup (Maqedoni) – Bogorodica (Greqi)

Korridori Xb

Subotica (kufiri hungarez) – Novi Sad (Serbia) – Beograd

Korridori 10C

Nish (Serbia) – Gradina (Bullgari)

Segmenti 1

Debeli Brijeg (Border Crossing) – Bar (Mali i Zi)

Segmenti 2

Podgorica (Mali i Zi) – Durres – Fier – Tepelene- Qafe-Bote

Segmenti 2a

Gradiska (Kroaci) – Banja Luka (Bosnje) – Lasva – Travnik

Segmenti 4

Vrsac (Rumani) – Beograd (Serbi) – Podgorice (Mali i Zi) – Bar (Mali i Zi)

Segmenti 6

Prishtine – Shkup

Segmenti 7

Lezhe – Prishtine – Doljevac / Nis (Serbi)

Harta – Per shkak se Serbia kundershton njohjen e Kosoves, mungon harta me segmentet rrugore, por ekziston vetem nje liste

Hekurudha – Shqiperia perfiton per financime per hekurudhen lidhese me Malin e Zi ne kete korridor, (Tirane / Durres – Podgorice)

Projekti – Per rindertimin e hekurudhes shqiptare ne kuader te Korridorit VIII, BE-ja eshte ne pritje te paraqitjes se projektit

Lobimi – Rama dhe Vuçiç paten kompromis ne Bruksel per rrugen Nish – Durres, hekurudhen Beograd – Budapest dhe autostraden “blu”

Bashkepunimi

Ahmetaj: Duhet te unifikojme tregun rajonal

Forumi ekonomik_1Paneli i dyte i Forumit Ekonomik te Vjenes ne Tirane kishte ne fokus mbylljen e hendeqeve mes ekonomive te rajonit dhe Bashkimit Europian. Ministri i Ekonomise, Arben Ahmetaj, gjate fjales se tij, ka theksuar se “kemi nevoje per nje treg rajonal te unifikuar, ta bejme rajonin te unifikuar”. Ministri çmoi procesin e nisur ne Berlin, sepse, u shpreh ai, “na ka bere bashke dhe na ka sjelle ketu qe te diskutojme projekte konkrete”. Sipas tij, lidhja e infrastruktures nuk eshte vetem nje proces ekonomik. “Kemi bere perpjekje te perbashketa me Beogradin dhe me vendet e tjera per te paraqitur projektet tona dhe duam te besojme se vetem duke qene bashke, mund te galvanizojme mbeshtetjen nga Brukseli dhe vendet anetare per zhvillimin e tyre”, deklaroi Ahmetaj.

Anetaresimi

Apeli per BE-ne i tre ish-ministrave te Jashtem europiane

Ish-ministri i Jashtem italian, Massimo D’Alema, i pranishem ne Forumin Ekonomik, theksoi rendesine e Ballkanit ne Europe. Ai deklaroi se Europa pa Ballkanin nuk do te mund te ishte e plote. “Ne mund t’i japim shtyse, te promovojme lidhjet mes bizneseve, njerezve, shoqerise civile. eshte koha per te nxitur Europen per rendesine e Ballkanit”, u shpreh ish-ministri i Jashtem italian. Ish-ministri i Jashtem gjerman, Joschka Fischer, duke vleresuar si mjaft pozitiv takimin e gjashte kryeministrave te rajonit, theksoi se te gjithe duhet te shkojne njezeri ne Bruksel dhe me projekte te perbashketa per te kerkuar financimin e tyre. “Ne Bruksel duhet nje grup lobimi per Ballkanin Perendimor”, deklaroi Fischer. Ai vleresoi si mjaft te rendesishem projektin e “autostrades blu”, per te cilen apeloi te kreret e shteteve qe ta zhvillonin e te gjenin investimet. “Ky projekt do te krijonte frymen e bashkepunimit”, tha ai. Ndersa ish-ministri i Jashtem francez, Hubert Vedrine, tha se “europianet jane egocentrike dhe nuk e vleresojne dimensionin strategjik te Ballkanit Perendimor”.

Gazeta Shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0