Libraritë më të njohura në botë për vitin 2025 - Business Magazine Albania

Libraritë më të njohura në botë për vitin 2025

Të eksplorosh një qytet të ri shpesh nënkupton vizitën e tregjeve, bareve, restoranteve dhe atraksioneve të tij, por për dashamirësit e librave gjetja e librarisë më të mirë mund të jetë gjithashtu në rendin e ditës.

Ka shumë librari të mira dhe të bukura në mbarë botën, por platforma e mësimit të gjuhës Preply ka renditur mbi 100 nga libraritë dhe bibliotekat më të mira, duke analizuar vlerësimet dhe komentet në internet nga Google dhe TripAdvisor. Në krye të renditjes është Daunt Books, e cila në fakt ka 10 vendndodhje të ndryshme në Londër, duke përfshirë Notting Hill, Hampstead dhe Marylebone dhe fitoi një vlerësim të përgjithshëm 96.58.

Daunt Books London

El Ateneo Grand Splendid, një librari në Argjentinë që ndodhet në atë që dikur ishte një teatër, zuri vendin e dytë me një vlerësim 95.9.

Në vendin e tretë ishte Biblioteka Shtetërore Victoria, një nga bibliotekat më të vjetra në Australi e cila daton në 1854 dhe ka një vlerësim 95.21.

Biblioteka Shtetërore Victoria

Më poshtë janë 12 libraritë më të njohura dhe më të pëlqyera në botë:

  1. Daunt Books, London
  2. El Ateneo Grand Splendid, Buenos Aires
  3. State Library Victoria, Melbourne
  4. Bookstore Dominicanen, Maastricht
  5. The Last Bookstore, Los Angeles
  6. Starfield Library, Seoul
  7. Shakespeare and Company, Paris
  8. Powell’s Books, Portland
  9. Trinity College Library, Dublin
  10. Libreria Acqua Alta, Venice
  11. Klementinum, Prague
  12. Livraria Lello, Porto

Time Out

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0