Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet në Kosovë. Numërimi në kohë rekord

Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar mbi 700 mijë vota. Sipas RTK, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 48% të votive. Ajo ndiqet nga PDK me mbi 17% të votave dhe LDK renditet e treta me 13% të votave.

Krahas zhvillimit të qetë të procesit zgjedhor, shembulli i mirë i Kosovës vijoi edhe me numërimin e shpejtë dhe daljene, e njohjen e shpejtë të rezultateve.

Votimet për 120 mandatet parlamentare që ka Kuvendi i Kosovës u kryen në masa të rrepta sigurie shëndetësore, ndërsa kushtet e motit e vëshitrësuan por nuk e penguan procesin.

Edhe kësaj radhe, Kosova tregoi për një nivel të lartë të standardit në procesin zgjedhor lidhur me procesin e numërimit të votave. Fitorja e bindshme e Lëvizjes Vetëvendosje konfirmoi rezultatet e sondazheve.

Lexo: Faleminderit Kosovë për leksionin politik

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte gati 47 %, nivel më I lartë se në zgjedhjet e vitit 2019.

Drejtuesit e partive të tjera njohën shpejt rezultatet, duke i krijuar mundësi vendit të nisë shpejt me qeverisjen e re.

 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0