Lejet e ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit nuk ndalen. Kryeson Tirana, por me rënie nga një vit më parë - Business Magazine Albania

Lejet e ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit nuk ndalen. Kryeson Tirana, por me rënie nga një vit më parë

Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e dytë të vitit 2022, me 21%. Nëse do ta krahasonim me të njejtën periudhë të një viti më parë shohim një rënie me plot 39.1%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në tremujorin e tretë të vitit 2022, është 418.685 m2, nga  564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25.8 %.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat shohim se nga 269 leje gjithsej, 220 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 49 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë kategoria “ndërtesa të tjera” me 19 të tilla.

Lexo edhe: Qeveria amniston ndërtimet pa leje, hyn në fuqi vendimi

INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e tretë të vitit 2022 është qarku i Tiranës, me 86 leje nga 95 leje të lëshuara përgjatë 3-mujorit paraardhës, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 82 dhe ai i Korçës, me 20 leje ndërtimi. Këto tre qarqe përfaqësojnë 69% të totalit të lejeve të ndërtimit të dhëna në tremujorin e tretë të këtij viti.

“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar rritjen e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e dytë.  Shifrat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar qarku i Beratit, me 700%, pasuar nga qarku i Lezhës, me 42%, qarku i Gjirokastrës me 25%. Qarku I Dibrës nuk ka pësuar ndryshim duke dhënë të njëjtin numër lejesh nga tremujori i dytë në të tretin. Ndërkohë që rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar të gjitha qarqet e tjera ku dallojmë qarkun e Kukësit me 100% rënie, Vlorën me 88% dhe pjesa tjetër e qarqeve me një rënie nën 50%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0