Last Supper - Ushqim, pije dhe shoqëri e mirë!
Përditësuar së fundmi: 13/04/2018

Last Supper – Ushqim, pije dhe shoqëri e mirë!

Share
nga Neada Muçaj
Pri 13, 2018

 

Last Supper është Gastropubi më i ri i hapur në Tiranë, në Shtator të 2017, i cili që në gjenezë është projektuar për të ofruar tre elemente të cilët na bëjnë të gjithëve të dalim nga Shtëpia; 1) Ushqim, 2)Pije, dhe 3) Shoqëri Aktive.

Arkitektura e Last Supper frymëzohet nga baret e Harvard Square, ndërkohë menuja, e eklipsuar nga Burgers, të tundon për t’i thënë dietës “shnet”. Përsa i përket pijeve, më së shumti konsumojmë birrën, një shoqëruese e mirë e Burgers, Pizzave, por dhe e ushqimeve të tjera që kemi në menu, si dhe gjithashtu është më e preferuara nga komuniteti ynë dhe gjatë aktiviteteve që në organizojmë në Last Supper.

Përsa i përket elementit të tretë, pra shoqërisë aktive, në Last Supper kemi një program artistik mujor, i cili ka në thelb të nxisë dhe inkurajojë ndërveprimin mes njerëzve.

Trivia Night, e cila zhvillohet çdo të Mërkurë në orën 19:00, është një pub quizz që ka lindur në vitet 70′ në ishullin Britanik, dhe nga aty është përhapur në të gjithë botën. Lorena Gjana, e ka sjellë këtë event në Last Supper, dhe sot është muaji i tretë që ne e zhvillojmë Trivian çdo të Mërkurë, duke krijuar tashmë dhe një komunitet modest, i cili ndan të njëjtin pasion. Gjatë Trivias, gjithashtu organizojmë dhe pushime të vogla, ku natyrshem të gjithë pjesëmarrësit socializohen me njëri tjetrin me gotën e birrës në dorë, apo duke u kthyer dhe në “Social Smokers”.

Eventi tjetër që zhvillohet çdo të Enjte duke filluar nga 21:00, është Karaoke Night, një event klasik dhe jo i ri për Tiranën, por që mbledh së bashku të gjithë miqtë që muzikën dhe të kënduarin e kanë pasion e burim energjie. Tashmë ky është muaji i dytë që e zhvillojmë Karaoke-n në Last Supper, dhe Margret Radovani, ka bërë jo pak për ta risjellë Karaoke-n në Tiranë në stilin e duhur.

Së fundmi, me Alion Çaçin, çdo të Dielë organizojmë Stand Up Comedy. Është një risi në Tiranë, dhe Last Supper po e kthen në një Traditë. Humori është pjesë e përditshmërisë në jetën tonë, dhe në Last Supper është një mundësi për “Ata”, humoristët e rinj, t’i japin shtysë ëndrrës së tyre për të qenë On Stage, dhe Ne të tjerët, që dëgjojmë e dashurojmë humorin, StandUp-i kthehet në një alternativë për t’a kaluar të Dielën në Darkë “jashtë Shtëpisë me të Shpisë”.

Last Supper, jemi gjithmonë në kërkim të alternativave të reja, për t’i dhënë një tjetër dimension vizionit që ne kemi, ndaj na u bashkoni me ide të reja, që në fund të ditës, të ndërlidhemi dhe të krijojmë një komunitet që ndan pasione, dije, kohë, dhe mundësi për të ecur përpara.

Cheers!

/LinkedIn


Evente

Rikthehet TË RINJTË FLASIN!

Korrik 31, 2019
2 PM – 5 PM