Lançohet më në fund Pokemon Go Plus - Business Magazine Albania

Lançohet më në fund Pokemon Go Plus


Pokemon Go Plus që duhej të lançohej në korrik së bashku me lojën Pokemon Go më në fund është i gatshëm për treg. Go Plus iu mundëson kapjen e Pokemonëve dhe koleksionimin e tyre pa pasur nevojë të përdorni telefonin tuaj dhe në të njejtën kohë mund të lidhet me telefon përmes Blutetooth.

Kjo pajisje është në formë të një byzylyku të dorës e cila ua mundëson të luani lojën kur jeni në lëvizje pa pasur nevojë të shikoni në ekranin e telefonit tuaj.

Pokemon Go Plus është e përshtatshme për iOS dhe Android dhe lidhet përmes Bluetooth për të gjetur pikat më të afërta ku janë të vendosur Pokemonët.

Pajisja nuk mund të funksionoj pa aplikacionin Pokemon Go dhe në të njejtën kohë kërkon një telefon të pajtueshëm dhe që mbështet aplikacionin.

Për më shumë informata mund të vizitoni web faqen zyrtare të Nintendo-s. Pajisja është e gatshme për blerje në tregun britanez me një vlerë prej 34.99 funtave.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0