Lançohet MacBook i ri ngjyrë rozë në flori (FOTO) » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 23/04/2016

Lançohet MacBook i ri ngjyrë rozë në flori (FOTO)

Share
nga Xhulia Vasili
Pri 23, 2016
Studied at Faculty of Economy, UT Content Editor Biznesi at Business Mgazine
lexo me teper >

Para pak më shumë se një viti, Apple lançoi MacBook e ridizenjuar tërësisht. Ai kishte një ekran të madh dhe ishte tejet i hollë dhe i lehtë. Dhe ishte ngjyrë flori.

Tani në 2016-n, MacBook i ri po përjeton spekulimin e parë. Dhe ngjyra e tij e parë: Rozë në flori. Më në fund kemi një MacBook rozë.

Nga jashtë, MacBook i ri është ekzaktësisht si modeli i vitit të kaluar. Në fakt, me përjashtim të procesorit të ri dhe SSD-së më të shpejtë, çdo gjë e re rreth makinës së re është e njëjtë me atë që kemi parë vitin e kaluar.

Por a ia vlen të kesh MacBook e ri?

Dizajni

Përveç ngjyrës rozë në flori, dizajni i jashtëm i MacBook është identik me modelin e 2015-s.
Modeli Spectre 13 i HP i riu mund të jetë më i dobët (pavarësisht se është më i rëndë), por MacBook mbetet një prej laptopëve më kompaktë portabël në treg.

Duke folur për tastierën, është identike me modelin e vitit të kaluar. Është një tastierë e cila vazhdon të kërkojë pak kohë për t’u mësuar me të. Tastat vetë janë më të mëdhaja se ato në laptopët tradicionalë Mac (tastiera e re wireless e Apple është tashmë më e ngjashme në masë me tastat e MacBook), por distanca nga tastat te korniza e laptopit është shumë e vogël.

Performanca dhe bateria

Përveç ngjyrës së re, ndryshimi i madh i MacBook 2016 është CPU e re dhe SSD.

Apple ka azhornuar CPU me procesorin më të fundit Core M Skylake të Intel. Kjo pjesë është linja e gjashtë e gjeneratës së çipave të Intel dhe kishim ca kohë që prisnim që kjo të inkorporohej në Apple notebooks.

Modeli bazë i MacBook, i cili shitet për 1,299 $, ka një procesor dual-core M3 prej 1.1 GHz me një TurboBoost prej 2.2 GHz. Për konsumatorët që kërkojnë shpejtësinë maksimale, mund ta konfigurojnë MacBook me një procesor Core M7 prej 1.3 GHz dhe një TurboBoost prej 3.1 GHz.

Ashtu si vitin e kaluar RAM në të gjitha modelet është 8GB.

Duke përdorur statistikat e Geekbench, përmirësimet e Core M5 duken të jenë 15 % më të mira se në 2015-n. Për më tepër, Intel HD Graphics vlerësohen se janë 25 % më të mira se ajo që pamë gjatë vitit të kaluar.

Ky nuk është një laptop që mund të përdoret për editimin e videove 4K ose për punë intensive me Photoshop, por bën një punë më të mirë në përballimin e detyrave të përditshme. Aplikacionet që kërkojnë shumë memorie si Google Chrome mund ta bëjnë pak të ngadaltë, por gjithsesi është më i mirë se modeli i 2015-s.

Përmirësimet e efiçiencës me procesorët e ri Core M do të thotë gjithashtu jeta e baterisë është më e mirë, 10 orë për navigim në internet dhe 11 orë për playback të filmave në iTunes.

Çmimi

Çmimi fillon nga 1,299 $.

 

/Mashable

Subscribe në kanalin tonë në YouTube