Lançohet edicioni i dytë i CCE Startup Challenge - Business Magazine Albania

Lançohet edicioni i dytë i CCE Startup Challenge

CEE Business Angels Network së bashku me Vestbee, platforma online që lidh engjëjt e biznesit global, fondet dhe koorporatat VC me startup-et nga Europa Qendrore dhe Lindore, ka lançuar edicionin e dytë të CEE Startup Challenge (www.ceestartupchallenge.com) , kompeticioni më i madh online për startupet dhe kompanitë në të gjithë rajonin.

Edicioni i parë ishte shumë i suksesshëm duke tërhequr më shumë se 300 aplikacione vetëm nga EQL dhe një numër korporatash të lidhura me industrinë, investitorët, menaxherët e fondeve, përshpejtuesit dhe engjëjt e biznesit.

Lexoni: CEE Startup Challenge – kompeticioni i parë rajonal online

Pse duhet të bëheni pjesë e sfidës së startupve të CEE?

Të gjitha kompanitë rajonale që u përkasin kategorive Transport & Logjistik, Proptech dhe Ndërtim, Industri 4.0, Energji & Cleantech, Agritek, Qytete inteligjente & Shtëpi, Hapësirë, ICT & Big Data. Sfida e startupeve të CEE-së mbështetet ndër të tjera nga Innogy Innovation Hub dhe X100lab që po kërkojnë të investojnë në startups rajonalë dhe t’i ndihmojnë ata të përshpejtojnë rritjen e tyre duke përdorur burime globale dhe rrjete të gjera. Për shembull, X100lab ofron teste të paguara të të dhënave të përshtatjes së produkteve në treg me bazë 8000 klientë, 10 orë mësimore nga ekspertë të X100lab, seanca me ekspertë të T & L, sipërmarrës serialë dhe bileta për eventin MOVE’19 me vlerë më shumë se 1100 euro për ekipin e përzgjedhur nga Transporti & Logjistika.

Aplikantët do të kenë mundësi të njihen me investitorë global, koorporata dhe media, mundësi për të marrë fonde, suport për zhvillim biznesi, mbulim mediatik, bileta për shumë evente startup-esh dhe akses në mjete të ndryshme biznesi. Lista e përfitimeve dhe shpërblimeve si dhe lajmet më të fundit rreth CEE Startup Challenge do të shpallen në website-in e eventit dhe rrjetet sociale. Aplikimet mbyllen në 9 Nëntor.

Mos e humbisni mundësinë për tu regjistruar në www.ceestartupchallenge.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0