Ky vend krijon '2 miliarderë në javë'

Ky vend krijon ‘2 miliarderë në javë’


Kina prodhonte rreth 2 miliarderë në javë gjatë vitit 2017. Kështu thotë një raport nga Banka Zvicerane UBS.

Numri i miliarderëve në vend pati një rritje nga 318 në 373, me një pasuri të përbashkët prej 1.12 miliardë dollarë, thotë studimi.

Në këtë raport Kina ishte vendi kryesor ku sipërmarrësit krijonin pasuri.

Por, raporti gjithashtu vuri në dukje se miliarderët e Kinës kanë dhe një rënie të lartë.

106 njerëz u bënë miliarderë ndërkohë që 51 të tjerë dolën nga lista, çka ilustron rrezikun e të bërit biznes në Kinë.

“Gjatë dekadës së fundit, miliarderët kinezë kanë krijuar disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në botë, duke rritur standardet e jetesës,” tha Josef Stadler, kreu i një vlere shumë të lartë neto në UBS Global Management.

“Por ky është vetëm fillimi. Popullësia e madhe e Kinës, inovacioni në teknologji dhe rritja e produktivitet të kombinuar me mbështetjen e qeverisë, po ofrojnë mundësi të pafundme për individët që duan jo vetëm të krijojnë biznese, por dhe të ndryshojnë jetën e njerëzve për mirë.”

UBS dhe PwC pranojnë se tashmë ka më shumë miliarderë në Azi sesa në Amerikë.

Kishte vetëm 16 miliarderë kinezë, që nga fundi i vitit 2016, thuhet në raport. Por tani, gati një në pesë miliarderë në mbarë botën është kinez.

Ai tha se 97% e miliarderëve kinezë janë të bërë vetë, shumë prej tyre në sektorë të tillë si teknologjia dhe shitja me pakicë.

Raporti tha se rajoni i Amerikës ishte shtëpia me përqendrimin më të madh të pasurisë së miliarderëve, por krijimi i pasurisë po ngadalësohej. Në vitin 2017, SHBA krijoi 53 miliarderë të rinj, krahasuar me 87 pesë vjet më parë.

Në Europën Perëndimore, numri i miliarderëve u rrit nga 17 në 414 gjatë vitit 2017.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0