Ky projekt rus do të zbulojë fytyrat në çdo kanal televiziv në kohë reale » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 22/10/2016

Ky projekt rus do të zbulojë fytyrat në çdo kanal televiziv në kohë reale

Share
nga Anerola Torollari
Tet 22, 2016
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Këto ditë keni dëgjuar në lidhje me Rusinë në termat se qeveria e saj po hakon zgjedhjet amerikane. Por disa zhvilluesë rusë kanë vënë aftësitë e tyre për diçka më produktive: monitorimin në paraqitjet televizive të liderëve botërorë.

Një ekip i zhvilluesve ruse kanë lëshuar një algoritëm IA që dedekton të gjitha aktivitetet e udhëheqësësve të botës në të gjitha mediat. Bazuar në informacionin shërbimi Verso analizon ndikimin e secilit Presidentit / Kryeministër dhe tregon një vlerësim për to në kohë reale.

Verso është një eksperiment për të shfrytëzuar algoritme të dizejnuara për të njohur shpejt fytyrat (edhe ato të mjegullta), i cili është zhvilluar në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Pas një sekonde platforma Verso merr një pamje të një sërë kanalesh TC të monitoruara. Të gjitha fytyrat që ajo zbulon janë drejtuar permes vizionit të përpunuar nga kompjuteri, për të parë nëse ka një të tillë, e cila përputhet me personin që studiuesit janë në kërkim.

Algoritmet e përdorura janë në gjendje për të të treguar në milisekonda, nëse një person është të paktën një ngjasim prej 99%, madje edhe me kokat e paqarta ose të kthyera. Të dhënat që jep në faqen e saj janë në kohë reale.

Zëdhënësi i Eugene Gordeev, partneri menaxhues në Russian Ventures, thotë: “Ne jemi vetëm duke eksperimentuar me IA dhe përmirësuar sistemin, disa të dhëna nuk mund të jenë përfaqësuese dhe japin vetëm foto të relativitetit, kjo është arsyeja pse e quajmë një projekt – Verso!”

Verso është duke planifikuar për të bërë një arkiv të kërkueshëm prej të paktën 100 kanale, ku ju mund të shihni modelet apo trendet, kështu që ju mund të keni një pasqyrë të plotë mbi çdo temë. Sigurisht, ai mund të përdoret për të ndjekur çdo lloj objekti apo produkti në çdo video.

“Fytyrat janë vetëm fillimi, ne do të shtojmë njohjen e tekstit dhe zërit dhe natyrisht të kuptuarit – kështu që çdo video do të shënohet si pozitive / negative”, thotë Gordeev.

Verso ka $ 100 milionë në financimin deri tani, por ka në plan të rrisë më shumë para.

 

burimi: TechCrunch