Ky është vendi ku njerëzit punojnë më shumë orë


Të dhëna të reja nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, tregojnë se një meksikan shpenzon mesatarisht 2,255 orë punë në vit, e barabartë kjo me rreth 43 orë në javë.

Grekët janë ata që punojnë më shumë në Europë, me mesatarisht 2,035 orë punë në vit.

Punonjësit në Amerikë qëndrojnë në mes të listës me 1,783 orë.

Një kulturë pune ndryshe

Sjellje të ndryshme kulturore dhe faktorët socio-ekonomike luajnë një rol kryesor në sasinë e orëve që punëdhënësit kërkojnë nga punëtorët.

Në Meksikë, frika e madhe në lidhje me papunësinë, së bashku me ligjet e dobëta të punës, nënkupton që maksimumi 48 orë në javë rrallë zbatohet.

Në vend të tretë renditet Korea e Jugut, ku orët e zgjatura të punës kanë qenë pjesë e një përpjekjeje për të rritur rritjen ekonomike.

Por për këto shqetësime lidhur me problemet sociale, duke përfshirë një nivel të ulët të lindjeve dhe ngadalësim të produktivitetit, Presidenti Moon Jae-in ka bërë një përpjekje për të reduktuar orarin e punës në vend dhe për t’i dhënë punëtorëve “të drejtën për të pushuar”.

Pavarësisht se kanë një term për të përshkruar vdekjen nga mbingarkesa e punë (“karoshi”), punëtori mesatar japonez punon 1.713 orë në vit – nën mesataren e OECD.

Më pak orë pune, më shumë produktivitet

Pavarësisht se ofron më pak orë pune krahasuar me vendet e tjera anëtare të OECD, Gjermania ja del të ruaj një nivel të lartë produktiviteti. Në fakt, punëtori mesatar Gjerman raportohet të jetë 27% më produktiv se homologu i tij/saj Britanik.

Gjermanët, francezët dhe danezët gjithashtu punojnë më pak se 1,500 orë në vit mesatarisht. Vetëm 2% e punonjësve Danezë, që e shijojnë balancën punë-jetë, punojnë më orë të zgjatura krahasuar me mesataren 13% të OECD.

/WeForum

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale