Ky është një vit rekord për femrat miliardere. Ja arsyeja pse. » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Ky është një vit rekord për femrat miliardere. Ja arsyeja pse.

Lista e Forbes për vitin 2017, e lançuar të Hënën përfshinte më shumë gra miliardere të vetë-bëra se çdo vit tjetër më parë në historinë 30-vjeçare të kësaj liste. 

Tani ka një rekord prej 56 grash të cilat e kanë bërë pasurinë e tyre me 10-shifra dhe 15 prej këtyre sipërmarrësve e kanë bërë këtë vitin e kaluar. Por kjo nuk është e vetmja arsye që gratë miliardere e kanë thyer rekordin e këtij viti.

Por nga janë të gjitha këto gra miliardere?

Ndërkohë që SHBA ka më shumë miliarderë në përgjithësi, shumica e grave sipërmarrëse me një pasuri 10-shifrore vijnë nga Azia, ku ka 29 në total. SHBA vjen e dyta me 17 gra të vetë-bëra miliardere. Rreth 67% e të gjithë grave miliardere të vetë-bëra në botë vijnë nga Azia apo Amerika.

Azia vazhdon të dëshmojë se është rajoni më mikpritës për sipërmarrëset femra. Nga 15 gjithsej në këtë vit, 13 vijnë nga Kina, Hong Kong, Vietnami dhe Japonia. Për të dytin vit radhazi, gruaja më e pasur në botë është në Hong Kong dhe quhet Zhou Qunfei. Kompania e saj “Lens Technology”, me seli në Kinë prodhon mbrojtëse xhami për telefonat dhe tabletët për konsumatorët e Apple dhe Samsung.

Një rekord tjetër: Gratë e vetë-bëra miliardere përbëjnë listën e miliarderëve si kurrë më parë: 2.7%, krahasuar me 2.3% në vitin e kaluar. Ndërsa këto gra ende përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të të gjithë miliarderëve në botë, janë një grup me rritje të shpejtë. Vetëm 5 vite më parë gratë përbënin 1.8% të listës, e cila është rreth 50% më pak se ajo e 2017. Ky grup është rritur me 170% nga viti 2009, në krahasim me numrin e miliarderëve të përgjithshëm e cila është rritur me 157% që atëherë.

Nuk është vetëm numri i grave të vetë-bëra miliardere që është rritur. Shuma e pasurisë që gratë kanë krijuar është sërish një rekord pasi ato përfshijnë 1.68% të totalit në listën e miliarderëve, nga 1.49% që ishte vitin e kaluar.

Një tjetër rekord: gratë miliardere të vetë-bëra kanë një vlerë të kombinuar neto 129 miliardë $, nga 96.9 miliardë $ që ishte vitin e kaluar. Dhe 2017 shënon vitin e parë, që kur Forbes ka ndjekur fatin e grave të vetë-bëra miliardere, të cilat kanë asete me vlerë më shumë se 100 miliardë $.

Ndërkohë që përqindjet janë të vogla po të krahasojmë pasurinë e grave të vetë-bëra me të gjithë miliarderët, mendoni se ato janë në rritje si përqindje shumë më shpejt se të gjitha gratë miliardere. Ato kanë një vlerë neto të kombinuar që është sa 16% e pasurisë të të gjitha miliardereve femra. Kjo përqindje është dyfishuar vetëm në 5 vitet e fundit.

Burimi: forbes.com 

Evente