Kush është vendi më i pasur në botë? - Business Magazine Albania

Kush është vendi më i pasur në botë?


Zvicra kryeson listën, ku çdo qytetar ka asete mesatare prej rreth 170,589 euro. Catherine Brendmajer, studiuese ekonomie në “Allianz”, e cila është pjesë e ekipit hulumtues, ka thënë se është e mahnitshme se si disa vende europiane ranë në renditje në vitet e fundit.

Mund të theksohet se kriza europiane ka lënë gjurmë në kursimet familjare, veçanërisht në Itali, ku ka pasur humbje të mëdha gjatë krizës financiare. Tani disa janë rimëkëmbur, por u deshën disa vite. Të ardhurat nuk janë rritur dhe qytetarët duhet të përdorin fonde nga kursimet e tyre. Italia dhe Franca ranë në listën e rreth 9 vende që nga viti 2000“, tha Brendmajer për The Independent.

Së dyti në listë vijnë Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga Britania. Suedia e katërta dhe në vendin e 5-të vjen Belgjika.

 

 

burimi: gazetaekonomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0