Kur largohen nga shtëpia të rinjtë evropianë?

Kur largohen nga shtëpia të rinjtë evropianë?


Mosha gjatë së cilës ju largoheni nga shtëpia varet shumë nga vendi ku jetoni, kështu thonë të dhënat statistikore të Eurostat.

Mes viteve 2006 dhe 2016, ka patur një rënie të moshës mesatare në të cilën të rinjtë largohen nga shtëpia e prindërve, dhe kjo më shumë për meshkujt sesa për femrat. Mosha mesatare e braktisjes u zvogëlua për 0,5 vjet për burrat (nga 27 vjeç) dhe për vetëm 0,1 vjet për gratë (nga 25 vjeç).

Në përgjithësi, thotë Eurostat, vajzat e reja largohen nga shtëpia e prindërve më herët se djemtë.

Marrëdhëniet, studimet akademike, pavarësia financiare, kushtet e tregut të punës, kostoja e strehimit dhe kostot e jetesës së përgjithshme janë të gjithë faktorë që përcaktojnë moshën në të cilën një person i ri fluturon nga foleja.

Në shumicën e vendeve anëtare të BE-së veriore dhe perëndimore, mesatarisht të rinjtë largohen nga shtëpia në fillim të 20-tave. Por në vendet e BE-së jugore dhe lindore, mosha mesatare për të dalë nga shtëpia është në fund të të 20-tave ose në fillim të të 30-tave.

Të rinjtë përballen me një sërë sfidash që mund të rezultojnë në disa prej tyre që qëndrojnë më gjatë në shtëpinë e prindërve ose rikthehen në të, thotë Eurostat.

Kroacia, Sllovakia dhe Italia gjithashtu kanë pasur një moshë mesatare prej 30 vjeç ose më lart në vitin 2016. Bullgaria, Spanja, Greqia, Portugalia, Sllovenia, Rumania dhe Polonia ishin më të lartat me një mesatare prej 28 -29.4 vjeç.

Në Kroaci, mosha mesatare për meshkujt që largohen nga shtëpia e prindërve është 33.2 vjeç, më e larta midis të gjitha shteteve të BE-së, ndërsa për femrat 29.7 vjeç, një hendek prej 3.5 vjetësh. Por mangësi të mëdha gjinore u vunë re dhe në Rumani (4.5 vjet) dhe në Bullgari (4.7 vjet).

Të rinjtë në Suedi, Danimarkë dhe Finlandë e lënë shtëpinë e prindërve para moshës 22 vjeçare, ndërsa në Estoni, Hollandë, Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Luksemburg, mosha mesatare për t’u larguar është nën 25 vjeç.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.”
— Anonim
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0