Kundërshtimi i gjobave të policisë do të bëhet vetëm online

Kundërshtimi i gjobave

Të gjithë qytetarët të cilët janë gjobitur nga Policia e Shtetit mund të kundërshtojnë këtë masë, në portalin e-Albania.

Që nga dita e sotme marrin fund radhët dhe orët e pritjes përballë zyrave të OASH-së, në Policinë Rrugore. Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Një një komunikim me gazetarët pa vizitës pranë Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH), Lleshaj u shpreh:

“Sot kemi ardhur pranë zyrës së OASH-së Tiranë për të shpallur një vendim dhe një lajm të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbylljen fizike të tyre.

Nga sot qytetarët, – ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, – kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave.”

Lleshaj pohoi se qëllimi i këtij vendimi është ofrohet shërbim për qytetarët dhe eliminohet kontakti i drejtpërdrejtë i qytetarëve me komisionet përkatëse. Ai shtoi se ky lehtësim është dhe një lloj shtrëngimi për ata që shkelin ligjin.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale