Kujt kafshe i ngjani sipas rutinës tuaj të përditshme? - Business Magazine Albania

Kujt kafshe i ngjani sipas rutinës tuaj të përditshme?


Kur vjen puna te shëndeti dhe produktiviteti, nuk ka të bëjë vetëm me çfarë bën – të ushqyerit mirë, ushtimet fizike dhe puna e vazhdueshme – por gjithashtu ka të bëjë me orarin KUR i bën këto aktivitete.

Kronobiologjia merret me studimin e orës së brendshme, si ndryshon ajo në njerëz të ndryshëm dhe si mund t’a ndryshoni aktivitetin e përditshëm për t’u përshtatur me ritmin e tuaj unik biologjik. Ritmi i çdo personi është i ndryshëm.

Sipas psikologut dhe specialistit të gjumit Dr. Michael Breus, ekzistojnë 4 kronotipe, të cilët ai i ka klasifikuar si delfinët, luanët, arinjtë dhe ujqërit.

Faqja e webit të Breus përfshin quiz-e diagnostikues për lexuesit në mënyrë që ata të identifikojnë kronotipin e tyre.

Më poshtë janë renditur intineraret përkatëse për çdo kronotip.

Mos harroni, është virtualisht e pamundur të keni një ditë perfekte, kështu që përpiquni realisht për t’iu afruar sado pak.

Delfini

Delfinët flenë pak dhe shpesh vuajnë nga pagjumësia.

6:30 -> Zgjohu dhe bëj ushtrime.
7:30 -> Ha mëngjes.
9:30 -> Kafe.
10 – 12 -> Puno me projekte krijuese.
12 -> Dreka.
1 – 4 -> Dil dhe shëtit.
4 – 6 -> Meru me detyrat që ke. Përgjigju email-eve.
6 -> Medito, bëj yoga.
6:30 – 8 -> Darka.
10:30 – 11:30 -> Fik të gjitha paisjet elektronike./ Bëj një dush. / Lexo një libër.
11:30 -> Fli gjumë.

Luani

Luanët zgjohen herët dhe me shumë energji. Por në mbrëmje ata janë shumë të lodhur.

5:30 -> Zgjohu dhe ha mëngjes.
6 – 7 -> Mendo dhe planifiko. Medito.
9 – 10 -> Kafe.
10 – 12 -> Kryej takime.
12 -> Dreka.
1 – 5 -> Shkruaj. Shëno idetë që ke.
5 – 6 -> Stërvitu.
6 – 7 -> Darka.
10 -> Fik të gjitha paisjet elektronike.
10:30 -> Fli gjumë.

Ariu

Ora e brendshme e arinjëve është e njëjtë me lindjen dhe perëndimin e diellit. Ata kanë nevojë për 8 orë gjumë.

7 -> Zgjohu dhe stërvitu për pak minuta.
7:30 -> Ha mëngjes.
9 –10 -> Planifiko ditën tënde.
10 -> Kafe.
10 – 12 -> Merru me detyra të rëndësishme. Përgjigju email-eve.
12 -> Shëtit, ha drekën dhe shëtit përsëri.
2:30 – 2:50 -> Fli pak gjumë ose medito.
3 – 6 -> Bëj telefonata dhe dërgo email-e.
6 – 7 -> Stërvitu.
7:30 -> Darka.
8 – 10 -> Reflekto.
10 -> Fik të gjitha paisjet elektronike.
11 -> Fli gjumë.

Ujku

Ujqërit e kanë shumë të vështirë të zgjohen herët në mëngjes dhe janë shumë energjik në mbrëmje.

7 – 7:30 -> Zgjimi pas dy alarmesh.
7:30 -> Mëngjesi.
8:30 -> Bëj pak stërvitje.
9 -> Planifiko ditën.
11— 1 -> Kafe. Meru me punët e lëna përgjysmë.
1 -> Dreka.
4 – 6 -> Bëj takime dhe fol me kolegët e tu për ide të reja në lidhje me punën.
6 – 7 -> Stërvitu.
8 -> Darka.
11 ->Fik të gjitha paisjet elektronike. / Reflekto. / Bëj një dush të ngrohtë.
12 -> Fli gjumë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0