Kryeson Stambolli. Marsi është muaji i udhëtimit të grave shqiptare.

Kryeson Stambolli. Marsi është muaji i udhëtimit të grave shqiptare.


Udhëtimet janë bërë pjesë e pandashme e jetës së njerëzve. Për punë apo për kënaqësinë e tyre të gjithëve iu është dashur të udhëtojnë, qoftë edhe në destinacione të afërta. Agjencitë e udhëtimeve po shtojnë ofertat e paketave turistike.

Sot trend janë bërë udhëtimet me guidë dhe kjo për faktin që ofrohen kryesisht paketa all inclusive dhe ultra all inclusive (kryesisht për pushimet e verës).

Businessmag.al ka pyetur disa nga agjencitë turistike në vend lidhur me destinacionet më të preferuara dhe periudhën e preferuar të udhëtimeve turistike. Në prag të muajin Mars (më saktë 8 Marsit) numri i interesimeve për të rezervuar një paketë turistike është rritur. Ky numër në rritje, shprehen ato, favorizohet edhe nga ndryshimi i klimës. Destinacionet për këtë festë janë kryesisht destinacione të afërta. Ndër destinacionet më të frekuentuara ato cilësojnë kryesisht vendet si Mali i Zi, Budapesti, Greqia. Për nga numri i kërkesave për prenotime, pas tyre vijnë kryeqytete si: Parisi, Roma, Viena, Barcelona, por edhe Dubai.

Por, vendi me i kërkuar prej disa kohësh tashmë mbetet Stambolli, me një numër kërkesash. Krahasuar me një vit më parë vihet re një rritje e numrit të rezervimeve tek kompanitë 20-30%. Ato shprehen se risitë që ofrojnë herë pas here po bëjnë të mundur rritjen e interesit të klientëve.

Periudha kohore që shënon kulmin e prenotimeve jashtë rezulton vera, për vetë faktin që shqiptarët i japin çdo vit luksin vetes të shijojnë pushimet e verës me familjen. Duke vazhduar kështu me muajin nëntor dhe dhjetor për shkak të festave. Stina e pranverës, siç e përmendëm dhe më lart, favorizohet shumë nga klima.

Lexo: Muajt idealë për të realizuar udhëtimin e ëndrrave tuaja

Agjencia Matias Travel shprehet për pritshmëri të larta për vitin 2019. Sipas tyre, numri i turistëve të huaj nuk po shënon rritje krahasuar me një vit më parë. Ndërsa agjencia Kalemi Travel and Tours shprehet se kompania ka shënuar një rritje të lehtë në lidhje me prenotimet nga turistët e huaj.

Përfaqësuesit e Kalemi Travel and Tours, thonë se shtys për zhvillim janë risitë që aplikohen. Ato kanë bërë të mundur krijimin e një platforme online www.hobi.al. Hobi është bashkimi i fjalëve Hotele + Bileta. Hobi.al është një investim në teknologjinë e turizmit dhe nuk është aplikuar ndonjëherë nga kompanitë e tjera. Kompania e cilëson si një arritje të madhe krijimin e kësaj platforme, e cila ka bërë të mundur përthithjen e klientelës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0