Kryeministri Rama kërkon të publikojë çdo vit pagat - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama kërkon të publikojë çdo vit pagat

Rrjedhja e pagave si duket do të kthehet në një nismë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Këshillimin e Ardhshëm Kombëtar do të pyesë qytetarët për të publikuar të gjitha pagat njëherë në vit. Sipas Ramës vendet që e bëjnë këtë thonë se ka efektin më të madh vetërregullues brenda sistemit.

“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë, kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësuarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë, që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar, por më shumë.

Mendojmë se është e udhës t’i pyesim shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda  sistemit. Ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim te ndikimi i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

Kryeministri publikoi edhe rezultatet e luftës anti informalitet pas publikimit të pagave online të të gjithë të punësuarve. Sipas tij 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.

“Ju të gjithë e keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së saj negative, kishte edhe një anë jo të vogël pozitive, sepse u gijthë opinioni u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Sikundër e bëmë me vetëdije ngritëm njësinë kundër informalitetit për të zhvilluar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të të gjithë situatës”, tha Rama.

“Pagat që u bënë publike nuk janë pasqyra reale dhe vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë që u munduam t’i japim biznesit, kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Kemi mbi 25% të punësuarve në Shqipëri që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar, por merrnin më shumë të gjithë. Ndërkohe perceptimi negative mbi ekonominë dhe mbi biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte present shumë më tepër se sa duhej”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0