Kriza klimatike që ndikoi në formimin e mitologjisë Vikinge - Business Magazine Albania

Kriza klimatike që ndikoi në formimin e mitologjisë Vikinge

Një studim fundit i një guri misterioz në Suedi ka zbuluar që Vikingët ishin të shqetësuar rreth një katastrofe klimaterike më shumë se 1200 vite të shkuara.

Suedia është një nga kulturat më të ndërgjegjësuara për klimën. Në shkollën fillore, fëmijët mësojnë rreth  tema të tilla si ekologjia dhe mbrojtjen e natyrës. Në vitet e fundit, aktivistja suedeze adoleshente Greta Thunberg është bërë fytyra kryesore e një lëvizjeje globale kundër krizës klimaterike dhe ka frymëzuar miliona njerëz të tjerë rreth botës për të vepruar. Por ndryshimi i klimës mund të ketë qenë diçka që ka qenë në mendjen e suedezëve shumë më parë se njerëzit ta kenë imagjinuar – që në kohën e Vikingëve.

Një grup arkeologësh, gjuhëtarësh dhe religjozësh e ekspertë klime janë bashkuar për të analizuar mbishkrimet e Gurit Rök, një gur përkujtimor i mbishkruar i gjetur në provincën suedeze të Östergötland në vitet 1600.Studimi i publikuar në fillim të këtij viti, sugjeron që Vikingët ishin të shqetësuar për një katastrofë të mundshme klimaterike 1200 vjet më parë.

2.5m i gjatë, Guri Rök është një copë graniti prej 5 tonësh me mbishkrimin më të gjatë ndonjëherë në gur. Ajo përmban 725 runa, karaktere të përdorura në gjuhën vikinge, që, përveç të tjerave, zbulojnë vargje rreth heroizmit të Theodorikut të Madh, një mbret i Ostrogotëve në Shekullin VI. Besohet të jetë krijuar në shekullin e nëntë. Guri është tepër i mirëruajtur dhe konsiderohet monumenti më i famshëm runik i epokës vikinge.

Për më shumë se një shekull, studiuesit janë përpjekur të deshifrojnë mbishkrimet e gdhendura në gur. Studimi i publikuar këtë vit tregoi se ajo çfarë është shkruar aludon për një krizë të klimaterike që ndodhi midis 536 dhe 550 përpara Krishtit – rreth 300 vjet para se të krijohej Guri Rök. Gjatë kësaj kohe, një seri shpërthimesh vullkanike shpërndanë aq shumë hir në qiell sa që bëri që dielli të zhdukej virtualisht. Kjo çoi në verëra anormalisht të ftohta në gadishullin Skandinav, duke rezultuar në shkatërrim të të korrave dhe urisë. Vlerësohet se të paktën 50% e popullsisë lokale vdiq për shkak të krizës. Kjo ngjarje traumatike mund të ketë ndihmuar në formimin e mitit të Ragnarök. Historia përshkruan një seri ngjarjesh, duke përfshirë bllokimin e dritës së diellit dhe Fimbulëinter, ose “dimrin e madh” – përfundimisht duke çuar në fund të civilizimit.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0