Krijohet ABA, qendra për mbështetjen financiare të fermerëve - Business Magazine Albania

Krijohet ABA, qendra për mbështetjen financiare të fermerëve

qendra për mbështetjen financiare të fermerëve

JICA mbështet krijimin e Qendrës ABA, shërbim me një ndalesë të vetme që kontribuon në zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare të fermave të vogla familjare në Shqipëri.

Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë në bashkëpunim me  Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështesin rritjen e shkallës së përfshirjes financiare në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të Projektit të Bashkëpunimit Teknik, ‘‘Projekti i Përfshirjes Financiare për Fermat e Vogla Familjare’’.

Objektivi kryesor i Projektit është të përmirësojë përfshirjen financiare të fermave të vogla familjare në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve financiare dhe jo-financiare që i përgjigjen dhe përshtaten me fleksibilitet nevojave të fermerëve. Kjo po arrihet nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të Shoqërisë së Kursim Kredisë, FED invest, e cila i ofron këto shërbime financiare në zonat rurale të vendit.

Projekti mbështet ofrimin e shërbimeve jo-financiare nëpërmjet themelimit të Qendrës ABA. Qendra ABA është e projektuar të shërbejë si një pikë ndërlidhëse kyçe informacioni, njohurish & zhvillimi të kapaciteteve, aksesi në treg, për të përmbushur nevojat e çdo fermeri shqiptar për zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare.

Pritet që qendra gjithashtu të shërbejë si një Qendër për vendosjen e kontakteve dhe ndërtimin e rrjetit të marrëdhënieve mes aktorëve të zinxhirit të vlerës, e cila ndihmon në  përmirësimin e mundësive të biznesit për fermerët me anë të shërbimeve të personalizuara jo-financiare në çdo hap të rritjes së biznesit të tyre dhe pa asnjë kosto

Në ceremoninë e lançimitë zyrtar të Qendrës ABA, në Lushje morrën pjesë Zv. ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Besart Kadia, Ambasadori i Japonise ne Shqiperi,. Takada  përfaqësues i Zyrës së JICA për Ballkanin, Takeichi. Drejtori i Përgjithshëm i FED, Perlat Sulaj, Drejtori i Biznesit në Fed Invest,  Behar Gjoni si dhe përfaqësues të tjerë linjës.

Lexo: Mikrofinanca në realitetin e ri: Përballimi i stuhisë

Ceremonia u mbajt nën masat strikte të respektimit të protokolleve të përcaktuara antiCOVID 19.

Zv.ministri Kadia gjatë fjalës së tij vuri në dukje, bashkëpunimin e hershëm mes Qeveria Shqiptare dhe asaj Japoneze, ndërsa theksoi e ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërmjet ndihmave dhe kredive, granteve dhe bashkëpunimit teknik, ku prioritar në fokus të mbështetjes ka qënë sektori i bujqësisë.

“Sot është kënaqësi e veçante për mua, të përfaqësoj Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për lançimin e një nga arritjeve shumë të tëndësishme të projektit, krijimin e një qendre Agro Biznesi e ngritur në Lushnje. Objektivi i Qendrës ABA është përmbushja e nevojave të çdo fermeri shqiptar me qëllim zhvillimin e tyre, zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive financiare.  Jam i bindur se kjo qendër do të sjellë për fermerët shqiptarë shërbime jo-financiare që nuk i kanë patur të mundura më parë, kjo falë projektit “Përfshirja Financiare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri” por edhe përkushtimit të stafit të këtij projekti”- tha Kadia.

Sipas tij, Projekti “Asistencë Teknike nga Qeveria e Japonisë” është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe sektorin bujqësor, jo vetëm për vlerën financiare e cila është e konsiderueshme ( 3.5 mln euro për një kohëzgjatje 4 (katër) vjeçare) por ky  projekt synon të jetë një nga instrumentët në mbështetje të objektivave të Qeverisë Shqiptare mbi përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes një rritjeje ekonomike cilësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e një sektori  agro-ushqimor efikas, novator e të qëndrueshëm, punësim, përfshirje sociale dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.

Ambasadori i Japonisë në Shqiperi,. Takada u shpreh se “Është një kënaqësi e madhe për mua të marr pjesë në këtë ceremoni për hapjen e  Qendrës ABA, e cila mbështetet nga “Projekti i Përfshirjes Financiare të Familjeve të Vogla” në Shqipëri, financuar nga Qeveria e Japonisë.”

“Kjo Qendër do të ndihmojë në shpërndarjen e informacionit të dobishëm, edukim mbi tema të ndryshme dhe do të sigurojë një mundësi për qasje në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël. Në kontekstin e situatës së pandemisë që ka prekur gjithë botën, Qendra ABA përfaqëson një mjet të dobishëm për adresimin e disa problematikave të rëndësishme të shfaqura këto kohët e fundit, të tilla si kufizimi i lëvizshmërisë dhe aksesi fizik në tregje dhe produkte, bashkëpunimi mes sipërmarrësve etj, vështrirësi të cilat demtuan ekonomitë e vogla në Shqipëri”- tha ambasadori Takada.

Ndërsa theksoi se, “Për këtë arsye, përfitimet e shërbimeve, që do të ofrohen nga kjo qendër e rëndësishme janë shumë-dimensionale”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të marrim në konsideratë më shumë projekte në fusha të ndryshme bazuar në nevojat themelore të njeriut.Jam i bindur se bashkëpunimi teknik midis Japonisë dhe Shqipërisë do të forcojë më tej miqësinë afatgjatë mes dy vendeve tona”- deklaroi Takada.

Perfaqesuesi Rezident i JICA-s  për Ballkanin, Takeichi, u shprehse,  “ABA Center dhe ABA online së bashku, do të shërbejnë si një qendër e cila integron shërbime të ndryshme për fermerët, të tilla si trajnime, seminare, ngjarje të rrjetëzimit on-line, informacione mbi tregun, shërbime të gjera për bujqësinë etj.

Në këtë mënyrë, individët dhe sipërmarrësit e vegjël mund të përfitojnë një gamë të gjerë të shërbimeve të nevojshme, në një mënyrë të qëndrueshme, dhe mund të sigurojnë vazhdimësi dhe siguri të aktiviteteve të tyre ekonomike”. Jam i lumtur të dëshmoj që Projekti JICA po jep një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë aspect, tha ai.

Ndërsa Drejtor i Biznesit në Fed Invest, Behar Gjoni theksoi se ky është një tjetër investimi ri në shërbim dhe në mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët dhe zhvillimin rural në Shqipëri.

“Qendra ABA do të jetë një platformë e informimit në çdo aspekt që ka nevojë bujqësia sot, mbi tregjet, çmimet, financimin dhe  shkëmbimin e  eksperiencës,dhe modeleve më të mira të zhvillimit bujqësor , duke u shndëruar në një platformë interaktive edhe rajonale në përgjigje të çdo nevoje që i paraqiten fermerëve sot për zhvillimin e ekonomisë bujqësore”.

FED invest është institucioni i parë, pioner në mikrofinancë, që u themelua në Shqipëri në vitin 1992. Përgjatë 28 viteve përvojë, FED invest ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin socialo-ekonomik në Shqipëri.

Parimi anëtari në qendër është i gdhendur thellë në ADN-në e FED invest. FED invest do mbetet një Financë Sociale me anëtarët që janë gurët e themelit të organizatës, duke ofruar shërbime të nivelit te lartë dhe duke nxitur e rritur kënaqësinë dhe besnikërinë e anëtarësisë ndërkohë.

Në përgjigje ndaj nevojave të fermerëve, në vitin 2020 Projekti i mbështetur nga JICA, zbatoi Skemën Mbështetëse të Inputeve Bujqësore, si reagim ndaj vështirësive të shkaktuara rrjedhojë e pandemisë COVID 19, duke ofruar 40,000 Lekë mbështetje për 250 fermerë të perimeve, të cilët aplikuan për kredi në FED invest, me synim vijimin e investimeve në fermë.

Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të gjerë të fermave te vogla  familjare dhe 45 % e popullsisë banon në zona rurale. Përqindja e përfshirjes financiare në Shqipëri është e ulët. Vetëm 38% e qytetarëve mbi pesëmbëdhjetë vjeç zotërojnë llogari bankare në institucionet formale financiare.

Duke patur parasysh këtë analizë dhe rëndësinë e çështjes, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë i kërkoi Qeverisë së Japonisë mbështetjen e një projekti bashkëpunimi teknik nga JICA me qëllim përfshirjen financiare të fermave të vogla në Shqipëri, me fokus zhvillimin e produkteve financiare dhe shërbimeve jo-financiare të FED invest. Projekti është katër vjeçar, me një buxhet afërsisht 4 milionë Euro (504 milionë Jen Japonez) . Projekti pritet të përmirësojë jetën e rreth 75 mijë fermerëve të vegjël nëpërmjet zhvillimit të kapacitetit te FED invest dhe përmirësimin eshërbimit të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0