Kreu i Bankës Qëndrore Amerikane pranon për herë të parë rrezikun e recesionit - Business Magazine Albania

Kreu i Bankës Qëndrore Amerikane pranon për herë të parë rrezikun e recesionit

Kreu i Bankës së Amerikës, Jerome Powell pranoi për herë të parë se rritja e normave të interesit mund ta dërgojë ekonominë e SHBA-së drejt recesionit, duke u shprehur se mundësia është në tavolinë, ndërsa e cilësoi mjaft të vështirë zbutjen “pa vështirësi” të inflacionit.

“Nga krahu tjetër, risku është më i madh nëse nuk rikthejmë dot stabilitetin e ccmimeve dhe të lejojmë inflacionin të injektohet në ekonomi për vite me radhë. Nuk mund të dështojmë në atë drejtim, duhet ta kthejmë inflacionin në objektivin prej 2%.” – u shpreh Powell.

Lexo edhe: SHBA masa kundër inflacionit, rritja më e madhe e normës së interesit që nga 1994

Kreu i Bankës së Amerikës foli para Komitetit të Senatit Bankar, në dy ditët e para të dëgjesave në Kongres. Në hapjen e fjalimit, Powell u tha zyrtarëve se rruga e duhur është ajo drejt rritjes së normave të interesit, për të qetësuar ngritjen më të lartë të cmimeve në 40 vite.

“Inflacioni na ka surprizuar për sipër vitin e kaluar dhe surpriza të tjera mund të jenë rrugës. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në të dhënat e ardhshme që do të na vijnë dhe evoluimin e përgjithshëm” – u shpreh ai.

Vrojtimet e Powell përforcuan komentet javën e kaluar, pasi ai dhe kolegët e tij rritën normat e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 1994./ Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0