Kreditë me probleme, më të ulëtat në gati 7 vite, por nuk është ashtu siç duket - Business Magazine Albania

Kreditë me probleme, më të ulëtat në gati 7 vite, por nuk është ashtu siç duket


Nuk ishin më të ultëta prej mëse shtatë vitesh. Flasim për kreditë me probleme, të cilat në Shqipëri arritën në një të katërtën e totalit të kredive në mes të vitit 2014. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme një muaj më parë ishin më pak se 15% e totalit të financimit në vend (saktësisht 14.45%).

Kreditë me probleme janë ato që nuk paguhen të paktën prej tre muajsh. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2011. Kjo ka ardhur nga përmirësimi lehtësisht i kushteve financiare të biznesit dhe individëve, por siç tregojnë shifrat, më së shumti nga korigjimet në tregun financiar.

Dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institutcionet e tjera financiare, ka shtuar punën për të fshirë nga bilancet kreditë e humbura (ato që nuk kthehen prej tre vitesh). Kjo fshirje bëhet më shumë për të shëndoshur bilancet e bankave, të cilat nuk paguajnë taksa për këtë pjesë) dhe nuk ka ndikim në gjendjen financiare të bizneseve borxhlie, apo individëve, pasi ato duhet të paguajnë gjithsesi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë periudhës së reformimit janë fshirë 43 miliardë lekë kredi e humbur, ose një e treta e totalit të kredive të humbura. Aktualisht kreditë e humbura janë 80 miliardë lekë. Por, tregu vijon të përballet me sfidën e krijimit të kredive të tjera me probleme. Janë sipërmarrje e individë që shfaqin vonesa në pagesa dhe mund të kthehen shpejt në debitorë të këqinj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0