Kostoja e humbjes së punonjësve tuaj më të mirë. Si ta shmangni atë? - Business Magazine Albania

Kostoja e humbjes së punonjësve tuaj më të mirë. Si ta shmangni atë?

Kostoja e humbjes së punonjësve

Denis Gafurri

Sipas një hulumtimi të bërë National Research Business Institute (SHBA), rreth 23% e punonjësve ndërrojnë kompaninë ku punojnë për shkak të mungesës së mundësive dhe kufizimit të zhvillimit personal dhe trajnimit. Motiv shtesë për të lënë vendin aktual të punës është edhe jo përshtatshmëria, mos pëlqimi ndaj stafit udhëheqës apo liderit të tyre, mbingarkesa etj. Kjo ndodh sepse kompanitë, udhëhiqen nga persona që mendojnë se kostot e trajnimit ndikojnë në bllokimin dhe ngecjen e nivelit të produktivitetit te kompanisë ‘duke rritur shpenzimet për punonjësitë, për të zhvilluar dhe rritur aftësitë profesionale që ata kanë’.

  • Sa kushton qarkullimi i punonjësve për një kompani?

Kur një punonjës largohet, kompania përballet me shumë kosto. Së pari, kompania duhet të rrisë përpjekjet për të punësuar dhe trajnuar persona të rinj. Kjo nënkupton jo vetem humbje kohe dhe përkushtimi por dhe që humbin procese të rëndësishme, në momentin kur profesionistët me përvojë largohen dhe persona të papërvojë provojnë të bëjnë punët e lëna përgjysmë nga paraprijësit e tyre. Dhe këta punonjës të rinjë askush nuk garanton se mund të adaptohen në punën e caktuar dhe të qëndrojnë gjatë e që d.m.th. se cikli i kostove të humbjes së kompanisë vazhon.

  • Punonjësit e paangazhuar kushtojnë para…

Kompanitë të cilat, në të shumtën e rasteve kanë numër më të madh të punëtorëve të angazhuar, shohin më pak defekte të cilësisë së shërbimit/produktit, më pak probleme sigurie dhe përballen me probleme të çështjeve të rëndësisë më të ulët. Nuk është për t’u habitur nga fakti, që kompania mesatare me shumicë të punonjësve të angazhuar përballet me 65% norma më të ulëta të qarkullimit, sesa ata që nuk kanë punonjës të angazhuar. Kjo do të thotë që ata kanë më shumë gjasa të largohen nga kompania e tyre dhe janë më pak produktivë gjatë punës të tyre.

Lexo: Si mund të menaxhoni raportin me klientët tuaj

  • Kompanitë e mëdha përqendrohen në strategjitë njerëzore!

Rezultatet e tyre tregojn se sa e rëndësishme është mbajtja e punonjësve:

  • 35% e bizneseve të vogla dhe 47% e kompanive të mesme thonë se punësimi i talenteve të lartë është strategjia e tyre # 1 konkurruese.
  • 48% e ndërmarrjeve të vogla janë të shqetësuar për gjetjen dhe punësimin e punonjësve të mirë për të përmbushur qëllimet e tyre të biznesit.
  • 46% e ndërmarrjeve të mesme janë të shqetësuar për mbajtjen e punonjësve të mirë për të përmbushur qëllimet e tyre të biznesit.

Në mënyrë që të marrin punonjësit në bord dhe të angazhohen, vendet e punës duhet të jenë argëtuese dhe të përqendruara në nevojat e kapaciteteve të tyre. Lloje të ndryshme të punonjësve do të kenë ide të ndryshme në lidhje me atë që e bën kompaninë një vend të shkëlqyeshëm. Pronarët dhe menaxherët efektivë të ndërmarrjeve duhet të përpiqen të kuptojnë se kush është audienca e tyre e synuar (punonjësit ideal) për të përshtatur vendin e tyre të punës dhe atmosferën e dizajnit, përfitimet dhe stilet e menaxhimit.

Në mënyrë tipike, punonjësit e Mijëvjeçarit vlerësojnë autonominë dhe fleksibilitetin, ndërsa Gjenerata X preferon kompensimin monetar dhe përfitimet tradicionale. Disa industri kanë tendencë të kenë punonjës që vlerësojnë strukturën dhe komunikimin e qartë, ndërsa vendet e tjera të punës lulëzojnë nga komuniteti dhe politikat e relaksuara. Nuk ka një strategji të vetme për të gjitha kur bëhet fjalë për të siguruar që punonjësit të lulëzojnë në vendin e punës. Shumica e ndërmarrjeve raportojnë se aftësitë e shkëlqyera për trajnim dhe zhvillim profesional janë një nga faktorët më të rëndësishëm për punonjësit e angazhuar dhe produktivë.

Kompanitë që shqetësohen për uljen e kostove dhe rritjen njëkohësisht të produktivitetit, duhet të shohin nga afër nivelet e mbajtjes dhe kënaqësisë së punonjësve të tyre. Ndërsa, shpenzimi i më shumë parave për përfitimet e punonjësve, atmosfera në vendin e punës dhe njohja përmes kompensimit mund të duket joproduktive, por, ajo në fakt mund të zvogëlojë kostot e shpenzuara për punonjësit e palumtur dhe me qëllimin e të qëndruarit përkohësisht brenda kompanisë. E gjithë kjo rezulton me mos dhënjen e maksimumit të potancialit të tyre për kompaninë ku dëmtohet klienti me shëbim të dobët, joprofesional dhe vjen deri te humbja e klientëve dhe humbja finaciare për kompaninë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0