Korrektësia në pagesë, një mjet i fuqishëm në marketing - Business Magazine Albania

Korrektësia në pagesë, një mjet i fuqishëm në marketing

pagesë

Shkruar nga Kozma Seferaj

Shumë kompani nisin rrugëtimin e tyre pa i bërë mirë llogaritë e detyrimeve që kanë ndaj palëve të treta. Në vitet e para të biznesit, një gjë që u vu re menjëherë ishte ndarja që vetë tregu u kishte bërë konkurrentëve tanë. Ata ishin ndarë në korrekt dhe jo-korrekt. Kompanitë shpenzojnë sasi të mëdha buxheti në marketing, pa kuptuar se në marketingun e qëndrueshëm, më tepër sesa buxhetet, kanë rëndësi faktorë të tjerë si koha, durimi dhe qëndrueshmëria. Ashtu si besimi midis dy individëve, i cili është absolutisht thelbësor në krijimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë, ashtu edhe besimi te një kompani është kritik me qëllim që dikush të bëjë biznes. Por, besimi është tepër i vështirë për t’u krijuar dhe ka një efekt humbje të menjëhershme nëse nuk jemi kosistent.

Por, si ndikon korrektësia jonë në shlyerjen në kohë të detyrimeve, në një marketing të qëndrueshëm? Më lejoni t’i marr me rradhë, “stakeholders-at” kryesorë të një biznesi:

1.Punonjësit

Jo pa qëllim po e nis nga punonjësit. Mendoj se ata janë faktori kryesor i suksesit dhe dështimit të një kompanie në shumë aspekte, por në këtë artikull do të merremi me korrektësinë e kompanisë në shlyerjen e detyrimeve.

Kur nisëm kompaninë tonë bëmë një besëlidhje, asnjëherë nuk do të kalojë data 5 e muajit pasardhës pa shlyer rrogat e punonjësve. Ne 90% të rasteve, rrogat janë shlyer jo më larg se data 2.

Si fillim, mesazhi që u japim punjesve është që ne e vlerësojmë punën e tyre dhe se ata janë të parët që duhet të shpërblehen për mundin e treguar.

Së dyti, tregojmë se jemi kompani e shëndetshme dhe punonjësit kanë një të ardhme të sigurt me ne.

Një nga pyetjet që duhet të bëni vazhdimisht është nëse punonjësit e kompanisë i përdorin ose jo shërbimet/produktet e kompanisë ku punojnë. Nëse ata vetë nuk mund t’i përdorin për një arsye objektive (prsh sepse produktet/shërbimet janë shumë përtej buxheteve të tyre), a i rekomandojnë ata këto produkte/shërbime te familjarët dhe miqtë e tyre? Punonjësit janë të vëmendshëm të vënë re, jo vetëm korrektësinë e pagesave ndaj tyre, por edhe ndaj palëve të treta. Në kalimet e mia të rastësishme nëpër zyra, dëgjoj biseda midis bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të kompanisë dhe shprehje të tipit “këtu nuk ju mbetet asnjëherë pagesë pa marrë” më bëjnë të ndihem shumë krenar dhe mund ta imagjinoj se kështu ndihet edhe punonjësi që është duke e pohuar.

Mendoj se kompanitë shqiptare, përgjithësisht, jane korrekte me pagesën në kohë të punonjësve, kjo pjesërisht edhe nga fakti se punonjësit kanë tendencën të largohen nga kompanitë që vonojnë datën e kalimit të pagave. Por, le të kalojmë te faktorët e tjerë, ku neglizhenca është më evidente.

2.Furnitorët

Marrëdhënia e vazhdueshme me të njëjtët furnitor, e bën pothuajse të pamundur “balancën 0” të detyrimeve ndaj tyre. Duke qenë edhe vetë “mëkatar”, sigurisht që nuk do të guxoja të hidhja gurin ndaj askujt, megjithatë këtu ka një mundësi të madhe marketingu të qëndrueshëm.

Në vitet e para të biznesit, strategjia jonë ishte që të mos kishim asnjë detyrim ndaj asnjë furnitori apo bashkëpuntori dhe kjo i dha frytet e veta që në vitin e dytë të biznesit.

Rekomandime klientësh filluan të vinin nga furnitoret tanë dhe klientë të rinj filluan të bashkëpunonin me ne, sepse kishin dëgjuar se ne “ishim korrekt”. Edhe pse korrektësia në pagesa ndaj furnitorëve nuk kishte të bënte fare me marrëdhënien tonë me klientët, perceptimi i një kompanie korrekte ishte krijuar tashmë në mendjen e furnitorëve tanë dhe ata filluan të flisnin për ne.

Mendoni një moment një furnitor që ju ka telefonuar disa herë për të kërkuar pagesën dhe nuk i jeni përgjigjur, a mendoni se do t’ju telefonojë sërish për t’ju dhënë një referencë klienti? E dyshoj!

Një tjetër element i rëndësishëm në këtë rast jane ofertat me çmime të reduktuara për produkte të ndyshme në ofertë, furnitorët nuk do të telefonojnë debitorët për këto oferta preferenciale, por do të konsiderojnë pothuajse gjithmonë ata që janë korrekt në pagesa.

3.Bashkëpunëtorët

Një pjesë e rëndësishme e proceseve të kompanisë sonë kryhet me nënkontraktim. Të kesh marrëdhënie njëkohësisht me 20 bashkëpuntorë të ndryshëm, nuk është gjithmonë e lehtë. Për këtë arsye parimi ynë në marrëdhënien financiare me bashkëpunëtorët është “pagesa e menjëhershme në dorëzimin e punës”. Më lejoni t’ju tregoj disa benefite të kësaj strategjie:

1.Prioriteti. Duke qenë se për bashkëpunëtorët ne nuk jemi i vetmi klient, ata do t’u japin prioritet kompanive që paguajnë në kohë. Kemi patur dhjetëra raste bashkëpuntorësh, të cilët kanë spostuar porositë e klientëve të tyre dhe i kanë dhënë prioritet kompanisë sonë për shkak se me ne “kanë qenë të sigurt se “e marr pagesën menjëherë”.

Lexo: Fli në natyrë, motoja e brandit europian të dyshekëve dhe tekstileve handmade

2.Çmimi. Në strategjinë tonë, ne e përdorim shpesh avantazhin e pagesës së menjehershme për të marrë çmime agresive në nënkontraktim. Pothuajse çdo herë funksionon, çdokush e di në intuitën e vet se është më mirë 1 leke sot se 1.01 lekë pas 3 muajsh.

3.Referencat. Ashtu si me rastin e punonjësve dhe furnitorëve, edhe bashkëpunëtorët janë referues pozitivë ose negativë të kompanisë. Ju mund të merrni referenca ekstra nga bashkëpuntorët tuaj nëse jeni korrekt me ta dhe e vlerësoni punën që ata bëjnë.

Korrektësia në pagesa ështëe marketing i tërthortë tepër i fuqishëm për emrin e kompanisë suaj, edhe pse nuk ka fryte të shpejta kthimi. Strategjia për të qenë korrekt me shlyerjen në kohë të detyrimeve, është e dhimbshme dhe ndonjëherë përkthehet në përparim të ngadaltë në zgjerimin e kompanisë, por është investim i sigurt në një emër që trasmeton siguri dhe besim dhe në fund, ky është qëllimi final i një marketingu të mirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0