Koronavirusi vonon planet e raketave hapësinore në Evropë - Business Magazine Albania

Koronavirusi vonon planet e raketave hapësinore në Evropë

Agjencia Europiane e Hapësirës (European Space Agency, ESA) nuk do të lëshojë gjeneratën e saj të re të raketave hapësinore, Ariane 6, në 2020-ën për shkak të impaktit të marrë nga kriza e koronavirusit. Kufizimet e udhëtimeve dhe masat e karantinimit kanë ndikuar te datat e lëshimit të anijeve kozmike.

Ariane 6 ishte parashikuar që të lëshohej drejt hapësirës për herë të parë në fund të këtij viti, por do të duhet që të presë deri në 2021-shin, tha një zyrtar i ESA më 28 maj. “Mund ta themi me siguri se nisja nuk ka për të ndodhur në 2020”, shprehet për AFP, drejtori i Transportit Hapësinor, Daniel Neuenschëander. Cikli i zhvillimit të anijes hapësinore ishte veçanërisht i ekspozuar ndaj efekteve më të këqija të shkaktuara prej pandemisë duke marrë parasysh këtu faktin se projekti përfshin 13 vende të ndryshme dhe më shumë se 600 kompani të ndryshme. Agjencia Europiane e Hapësirës ende nuk ka dhënë një datë të re për lëshimin e anijes kozmike.

Agjencia aktualisht operon anijet e saj kozmike Ariane 5 dhe Vega nga një stacion i saj në Guiana Franceze, ku po vazhdon puna për të përshtatur mjediste me nevojat kryesore të Ariane 6. Ariane 6 është një version i azhurnuar përsa i përket kapacitetit të ngarkesave dhe kostove, për shkak të proceseve më të efektshme të prodhimit që sjellin fleksibilitet në kryerjen e misioneve. Por ndryshe nga raketat hapësinorë “Falcon” të Space X, Ariane 6 nuk do të jetë e ripërdorshme.

Programi i raketave hapësinore Ariane ka vënë rreth 50 % të satelitëve komercialë të botës, që nga fillimi i tij në fund të viteve 1970, duke thyer monopolin amerikan mbi industrinë. Më herët këtë vit, Komisioni Europian dhe Banka e Investimeve Europiane ka rënë dakord për të financuar projektin “Ariane” me 100 milionë euro. Debutimi i Ariane 6 nuk ka qenë i vetmi projekt i agjencisë që është shtyrë nga pandemia. Një mision në  planetin Mars për të vënë një rover në sipërfaqen e planetit të kuq u shty gjithashtu nga ky vit për në 2022-shin.

Euractiv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0