Konflikti më i ndezur në Ballkan, fuqitë e mëdha katalizatorët kryesor. A po shkon Bosnja-Hercegovina drejt një lufte civile? - Business Magazine Albania

Konflikti më i ndezur në Ballkan, fuqitë e mëdha katalizatorët kryesor. A po shkon Bosnja-Hercegovina drejt një lufte civile?

lufte civile

Bosnja dhe Hercegovina përballet me një ndarje të mundshme dhe një konflikt të ripërtërirë deri në luftë civile në qoftë se udhëheqësi politik serb i Bosnjës Milorad Dodik (anëtar serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kryetari i partisë më të fortë të Republikës Srpska, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD), do vazhdoj deri në fund me axhendën e tij separatiste – por a është ai serioz në lidhje me ndarjen, apo është thjesht duke kërkuar të konsolidoj pushtetin politik? Gjatë 15 viteve të fundit, ai ka kërcënuar të shpërbëj Bosnjën aq shpesh, sa të gjithë, përfshirë  dhe aleancat perëndimore, nuk e kanë marrë më seriozisht.

Këtë herë, Dodik ka dyfishuar kërcënimet e tij, duke njoftuar më shumë se 100 pjesë të legjislacionit të ri që kërkon ndarjen e Republikës Srpska nga qeveria qendrore e Bosnjës ku do të formojë institucionet e saj paralele. Një tjetër arsyeje e ndarjes e këtij konflikti në Bosnjë dhe Hercegovinë është edhe largimi i serbëve të Bosnjës nga institucionet shtetërore në korrik. që i dha shtysë Dodrik për deklarimin e legjislacionit të ri.

Nga nisi zanafilla e konfliktit?

Lufta e viteve 1992-1999 e cila u shkaktua nga ndarja e ish-Jugosllavisë, një lufte midis serbëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë. Lufta shënoi me më shumë se 100,000 njerëz të vrarë dhe më shumë se dy milionë të tjerë u detyruan të largohen nga vendi i tyre. Nëpërmjet bisedimeve në Dejton, SHBA ndërmjetësoi marrëveshjet e paqes që përfunduan luftimet dhe krijuan një shtet boshnjak të përbërë nga dy rajone vetëqeverisëse: Federata e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republika Srpska. Republika Srpska ndahet në gjysmën lindore dhe perëndimore, të cilat bashkohen në qendër nga rajoni autonom Brčko, por edhe në ditën e sotme shumë serbë i kundërshtojnë akuzat për gjenocid  duke mohuar të gjitha krimet e luftës. Konflikti e ka fillimin më 23 korrrik të këtij viti kur Valentin Inzko diplomati austriak që shërbeu si përfaqësues i lartë i shtetit për 12 vite në Bosnjë, vendosi një ligj që përcakton dënime penale për mohimin e gjenocidit. Kjo u kundështua nga serbët sepse ata e mohoj kategorikisht gjenocidin e ndodhur në  masakrën e Srebrenicës në 1995 të 8,000 burrave dhe djemve mysliman nga forcat serbe të Bosnjës, e cila është karakterizuar si gjenocid në një numër vendimesh gjyqësore, veçanërisht nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.  Nga ky ligj mori shkak edhe legjislacioni i ri i Dodik, ai kërcënoi më pas se parlamenti serb i Bosnjës deri në fund të nëntorit do të ndalonte respektimin e shumicës dhe se do të krijonte ushtrinë e vetë, duke e bërë Republikën e Srpska një shtet brenda shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Konflikti i katalizuar nga fuqitë e mëdha

BE, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë dënuar legjislacionin e ri si dhe deklarata e Dodik duke paralajmëruar se ky legjislacion kërcënon stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Anëtarët e koalicionit qeverisës në RS duhet të jenë të vetëdijshëm se vazhdimi i kësaj rruge qorre, është duke dëmtuar perspektivat ekonomike të vendit, duke kërcënuar stabilitetin e vendit dhe të gjithë rajonit mbi të gjitha është dhe duke rrezikuar të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës në BE,”:-  thuhet në deklaratën e përbashkët.

Gjermania ka ngritur shqetësimin për situatën në Bosnjë-Hercegovinë që mund të sjellë një luftë civile brenda vendit. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë deklaroi se: “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”. Zyrtari i Lartë Ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë Christian Schmidt paralajmëroi një konflikt mes Serbisë dhe Bosnjës, çka i rrezikon edhe shpërbërjen e vetë Bosnje-Hercegovinës.

Eurodeputetët e parlamentit europian kanë paralajmëruar se situata aktuale në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të rindezë konfliktin në vend dhe i bëjnë thirrje BE-së për sanksione. Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Gjatë vizitës në Sarajevë ai tha se Bosnja e Hercegovina duhet të ketë institucione funksionale përndryshe rrezikon të humbasë fondet e investimeve nga Bashkimi Evropian në infrastrukturë.

Sa i përket Rusisë, Rusia ka ofruar mbështetje të nivelit të lartë për serbët, së fundmi gjatë takimit të ministrit të jashtëm Sergei Lavrov me Dodik në Beograd në tetor. Edhe ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabukhov, tha se nuk shikonte asnjë problem në deklaratën e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik duke  theksuar se është çështje e politikanëve, vendim demokratik dhe Rusia do ta mbështesë këtë ide nëse “realizohet me dialog”.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Serbia edhe pse qëllimet e Serbisë tashmë dihen se cilat janë. Duke qenë se Serbia ka ushtruar gjithmonë pushtetin e saj mbi Republikën Srpska, dhe ka qëllime të qarta që një ditë, kjo republikë të bëhet pjesë e sajë si dhe Dodik vendosi të shfaq retorikën e tij fill pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në 23 tetorit 2021.

Ajo çka ka katalizuar më shumë konfliktin është edhe përfshirja e Kinës ku sipas një deklarate të presidentit Dodik ai ka mbështetjen e plotë si nga Kina ashtu edhe Rusia nëqoftë se vendosen sanksione ndaj republikës së Sprska-së.  Në një intervistë për “The Guardian” Dodrik theksoi se Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse perëndimi vendos sanksione. “Kur shkoj te Putini, nuk më kërkohet asgjë. Ai thjesht thotë, ‘”Si mund të të ndihmoj?”. Çfarëdo që kam diskutuar me të, kam gjetur gjithmonë mbështetje prej tij. Me [udhëheqësin e Kinës] Xi Jinping, ai gjithashtu thotë, “nëse ka diçka që mund të ndihmoj, Kina Do jetë aty për ju” -tha Dodrik.

Këto paralajmërime nuk janë asgjë e re për Dodik, pasi ai përdori të njëjtën retorikë për të realizuar rikthimin e tij politik në 2005, dhe më pas për të fituar çdo zgjedhje në Republikën Srpska që atëherë. Fjalimi i Dodik, i motivuar me sa duket edhe një herë nga zgjedhjet e ardhshme të vitit 2022, për fat të keq, nuk dështon kurrë që të bëjë që shumë zyrtarë boshnjakë (myslimanë boshnjakë), figura publike dhe media të ngrenë kërcënimin e një lufte të re, nëse aspiratat e Dodikut materializohen,  por ashtu siç ka ndodhur që nga 2005, ato janë thjesht fjalët e një politikani që kërkon vëmendje.

Shkruar nga Armela Toska

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0