Konfindustria: ndërtimi mundësi për një skemë piramidale

Konfindustria: ndërtimi mundësi për një skemë piramidale


Konfindustria paralajmeron, se gjatë vitit në vazhdim po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane të shtrira në të gjithë vendin, por sidomos në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e pare të 2018 krahasimisht me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit të dhëna si dhe është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit.

Shtimi dramatik i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit, sipas Konfindustrisë, nuk përligjet nga rritja e ulët ekonomike e viteve të fundit, që nuk kalon mesataren e 3.5% të PPB-së. Shtimi i lejeve të ndërtimit është në kontradiktë të thellë edhe me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas te dhenave zyrtare niveli i përgjithshëm i depozitave të qytetarëve shënon rënie. Të dhënat e mësipërme tregojnë rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndërtimit dhe/ose shfaqjen e trysnisë së financimeve me burime joformale.

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, thotë se është e mundur, që frika nga fillimi i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, politike dhe institucionet shteterore, shoqëruar me shtrëngimin e qartë të trysnisë nga agjensite ndërkombëtare të sigurisë, ka shtuar fluksin e parave me origjinë të dyshimtë, që hyn nga jashtë dhe kërkon të investohet në vend. Rënia e fortë e monedhës euro me mbi 10 pikë në pjesën e parë të vitit 2018, mund të shpjegohet vetëm me flukset hyrëse të pakontrolluara të kapitaleve të dyshimta dhe përkon në kohë me rritjen e kërkesave dhe lejeve të lëshuara në sektorin e ndërtimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0